10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një i ri nga Franca ec në këmbë deri në Mesxhid al-Aksa

Më të lexuarat

Muslimani francez Neil Dauxois arriti në Mesxhid al-Aksa duke ecur 3.900 kilometra brenda 10 muajve

Muslimani francez Neil Dauxois u prit me dashuri të madhe nga palestinezët pasi eci në këmbë 3.900 kilometra brenda 10 muajve për të arritur në Mesxhid al-Aksa, raporton Anadolu.

Dauxois, një musliman francez 26-vjeçar, nëna e të cilit është algjeriane, u nis nga Franca para 10 muajsh për të hyrë në itikaf në Mesxhid al-Aksa gjatë Ramazanit.

Dauxois, i cili udhëtoi 3.900 kilometra, duke kaluar 10 shtete, përfshirë Türkiye-n, me çantën e kampingut mbi supe, mbërriti në Mesxhid al-Aksa në ditët e fundit të Ramazanit.

Duke folur për Anadolu, Dauxois e përshkroi aventurën e tij për të arritur në Kuds në rrugën për në Mesxhidi Aksa duke ecur në këmbë nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia, Qiproja dhe Jordania dhe rrugën e përshkroi se ka kaluar “nganjëherë mirë, ndonjëherë shumë vështirë”.

Dauxois theksoi rëndësinë e mikpritjes, duke shtuar se gjatë udhëtimit të tij kishte më shumë vështirësi në vendet ku njerëzit nuk ishin miqësorë.

Duke thënë se ndonjëherë e kishte të vështirë të ecte, veçanërisht kur moti ishte i ftohtë, Dauxois tha:

“Je i vetëm, po ecë dhe para teje është vetëm rruga. Këto rrugë i kam kaluar vetëm falë njerëzve. Kam takuar njerëz shumë të sjellshëm, nuk mund ta bëja pa ta. Njerëzit më buzëqeshnin, duke më dhënë ndihmë të vogël. Kjo më dha kurajë. Kur isha në Türkiye, për shembull, njerëzit më bënin mikpritje. Nëse nuk do të kishte njerëz që do të më ndihmonin, do të kisha hequr dorë”.

Palestinezët e ndalojnë rrugës dhe bëjnë fotografi

Pasi u përhap lajmi në platformat e mediave sociale se ai kishte arritur në Kuds, Dauxois u takua me një interes të madh nga palestinezët në Mesxhid al-Aksa. Palestinezët e të gjitha moshave tregojnë dashuri për Dauxois, duan të bëjnë foto me muslimanin francez.

Duke thënë se ishte shumë i befasuar kur erdhi në Kuds, Dauxois tha: “Njerëzit më përqafonin dhe më puthnin. Ata më pritën me mikpritje të sinqertë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk mund t’i shpjegoj ndjenjat e mia”.

Duke u shprehur se palestinezët e ftojnë gjithmonë në shtëpitë e tyre ose e ndalojnë dhe duan të bëjnë foto gjatë rrugës, i riu francez tha se nuk ka mundur të pushojë që prej 3 ditëve që ka ardhur në Kuds.

Duke shprehur se familja e tij në përgjithësi e përkrah këtë aventurë, Dauxois deklaroi se nëna e tij është e shqetësuar për këtë situatë. Megjithatë, ai u shpreh se në rrjetet sociale ka pasi ka parë video të mbërritjes së tij në Mesxhid al-Aksa, nëna e tij është krenare për të.

“Jam i lumtur që jam këtu, shumë palestinezë nuk mund të vijnë këtu”

Duke thënë se ka vizituar Kudsin 4 vite më parë, ai tha:

“Prandaj, unë e di situatën këtu. Kam shumë miq palestinezë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse shumë palestinezë nuk mund të vijnë këtu, ata ëndërrojnë për këtë vend. Isha në Jordani. Aty ka edhe shumë refugjatë. Edhe ata duan të vijnë këtu, por është shumë e vështirë. Unë i mbështes ata. Zemra ime qan për ta”.

“Ka rezistencë të madhe në zemrat e palestinezëve”

Duke iu drejtuar të rinjve palestinezë, ai tha:

“Ju jeni një popull i bukur, qëndroni kështu. Ka një rezistencë të madhe në zemrat tuaja. Mbani kokën lart. Shpresoj që kjo situatë të përmirësohet. Unë ndaj dhimbjen e tyre. Unë dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën i mbështesim. Mos ta humbni shpresën”.

Duke vënë në dukje se Aksa është gjithmonë në mendjen e tij dhe se këtë e ka vendosur si synim të tij, Dauxois tha: “Unë i vendosa një qëllim vetes. Kur e vendos, nuk dorëzohem. Unë kam një biçikletë në Aman. Unë synoj të shkoj në një haxh në Mekë brenda 1.5 muaji. Nëse njerëzit në Arabinë Saudite po më ndjekin, mund të më ndihmojnë gjatë rrugës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit