14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Një grua e pranon Islamin në Prizren

Më të lexuarat

Të premten pas namazit të xhumasë, në Zyrën e Bashkësisë Islame në Prizren, në prezencën e Kryetarit të BI-së, Besim ef. Berisha, shtetasja kroate epranoi Islamin, e cila pasi pranoi Islamin e ndërroi emrin nga Jonava në Amella.

Këtë e ka bërë të ditur, Bashkësia Islame e Prizrenit, përmes faqes zyrtare në Facebook, ndërsa falënderon bashkëshortin e Amellas për përzgjedhjen e këtij institucioni fetar për një moment të tillë.

“Sot, pas namazit te xhumasë, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në prezencë të Kryetarit të BI-së në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, pranoi Islamin shtetasja Kroate, Jovana, e cila pas kalimit ne Islam, emrin e ndrroi në Amella!
Falënderojmë bashkëshortin e saj, Sulltan Qylhanxhiun, që ka zgjedhë Bashkësinë Islame për ta shënuar këtë moment të jetës së tij!”, thuhet në këtë postim të pasqyruar edhe me fotografi nga KBI Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit