29.7 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Një embargo për naftën ruse, Kremlini paralajmëron BE-në

Më të lexuarat

Moska zyrtare paralajmëroi sot se Evropa do të goditet rëndë në rast embargoje ndaj naftës ruse, sepse kjo do të prishte ekuilibrin energjetik të kontinentit, ndërsa një vendim i tillë nuk ka asnjë efekt për Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se çështja e çdo ndalimi të importit të naftës ruse është një temë shumë komplekse.

Sipas Reuters, qeveritë e BE-së do të konsiderojnë vendosjen e një embargoje të naftës ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, kur ata të takohen me presidentin e SHBA-së Joseph Biden këtë javë në një seri takimesh që synojnë rritjen e sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Në një përpjekje për të detyruar presidentin rus Vladimir Putin të tërhiqet ushtarakisht nga Ukraina, BE, së bashku me aleatët perëndimorë, kanë vendosur tashmë një sërë masash kufizuese ndaj Moskës, duke përfshirë një ngrirje të fondeve të bankës qendrore të Rusisë.

Ne po punojmë për paketën e pestë të sanksioneve…”, tha një diplomat i lartë i BE-së për Reuters, në kushte anonimiteti, sepse bisedimet nuk ishin të hapura për publikun.

Siç është paralajmëruar, qeveritë e Unionit do të fillojnë konsultimet në nivel ministrash të Jashtëm të hënën, përpara se Biden të mbërrijë në Bruksel të enjten për një samit me aleatët e NATO-s, si dhe me anëtarët e BE-së dhe në formatin G7, në të cilin është edhe Japonia.

Diplomatët i thanë agjencisë britanike se anëtarët baltikë kërkojnë një embargo të naftës, si hap tjetër logjik, ndërsa Gjermania paralajmëron se nuk duhet të veprojmë shumë shpejt për shkak të çmimeve tashmë të larta të energjisë në Evropë.

Moska ka paralajmëruar se sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse mund të çojnë në mbylljen e një tubacioni të madh gazi për në Evropë, me vendet e BE-së që mbështeten tek Rusia për 40 për qind të gazit të tyre, ku një nga ekonomitë më të varura është Gjermania.

Informacioni se BE po shqyrton t’i bashkohet embargos së SHBA-së ndaj importeve të naftës ruse, ka rritur çmimet e “arit të zi” me më shumë se 3.0 për qind sot. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit