Një burrë mbi deve dhe një qytet që pranoi Islamin… pa e ditur botën jashtë

Më të lexuarat

Populli që nuk kishte dëgjuar kurrë për Kalifin, por jetonte me Islamin!

Gjeografi i njohur mysliman, Al-Idrisi, në librin e tij të famshëm “Nuz’hetu el-Mushtak fi Ihtirak el-Afak”, tregon një ngjarje të habitshme që ia kishte treguar një udhëtar tjetër:

“Ecëm për rreth gjashtë ditë, derisa mbërritëm tek disa kështjella pranë një mali. Aty gjetëm një popull që fliste arabisht dhe persisht. Qyteti kishte një mbret me emrin Hakan bin Adkish, dhe banorët ishin myslimanë – kishin xhami dhe mejtepe.

Kur morën vesh se ne ishim delegatë të prijësit të besimtarëve, El-Uathik bil-Lah, u habitën shumë. Na pyetën: ‘Kush është prijësi i besimtarëve? A është i moshuar apo i ri?’

Ne u thamë: ‘Është i ri në moshë dhe jeton në Irak, në një qytet të quajtur Samara.’

Ata mbetën të habitur dhe thanë: ‘Nuk kemi dëgjuar kurrë për këtë që po na tregoni!’

Delegatët e pyetën më pas për Islamin e tyre: Si kishte arritur feja islame deri tek ata dhe kush ua kishte mësuar?

Ata u përgjigjën:

“Para shumë kohësh, erdhi tek ne një burrë i hipur mbi një kafshë të gjatë, me qafë të gjatë, duar dhe këmbë të gjata, dhe me një gungë mbi shpinë (e kuptuam se flisnin për devenë). Ai qëndroi këtu, foli me fjalë që ne i kuptuam dhe na mësoi rregullat e Islamit. I pranuam ato, dhe ai na mësoi edhe Kuranin me kuptimin e tij, të cilin e memorizuam.”


Allahu qoftë i kënaqur me sahabët dhe tabiinët, të cilët përshkuan tokat nga lindja në perëndim, hipur mbi kuajt dhe devetë e tyre, vetëm e vetëm për të përhapur këtë fe të ndritshme në mbarë botën!

/Andaluzia e periudhës Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit