14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Nisin grevën e urisë të burgosurat në burgun e Idrizovës

Më të lexuarat

Në burgun e Idrizovës së Shkupit, 106 të burgosura paralajmëruan se prej sot do të futen në grevë urie, transmeton TetovaSot.
Ato vendosën që të ndërmarrin masa të këtilla, pasi që morën një letër nga presidenti Gjorgje Ivanov në të cilën i njoftonte se nuk do t`i falë.

Ivanov në letrën e dërguar deri te të burgosurat sqaron se vendimin për falje të politikanëve e ka sjellë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe në interes të shtetit.

Presidenti ato i udhëzoi që të dërgojnë një lutje te ai, por përmes gjykatës që ua ka shqiptuar dënimin. Në kërkesën e grave është shënuar se të gjitha janë nëna dhe e lusin Ivanovin që të bëhet xhentëlmen dhe t`i falë.

Në ndërkohë, rreth 2.000 të burgosur nga të gjitha burgjet e vendit po presin presidentin që t`i përgjigjet peticionit, nëse do t`ua ulë dënimet ose do t`i fal. Ata javën e kaluar kërkuan uljen nga 30 deri në 50 % të dënimeve, pasi që Ivanovi paraprakisht i fali 56 funksionarë.

Nga të burgosurat kishte paralajmërime se nëse nuk do të falen nuk do të votojnë në zgjedhje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit