10.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

“Nigeria është gati të plotësojë boshllëkun e gazit natyror në Evropë”

Më të lexuarat

“Nigeria është gati të plotësojë boshllëkun e gazit natyror në Evropë të krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë”, tha presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari tha se vendi i tij është gati të plotësojë boshllëkun e gazit natyror në Evropë të krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i presidencës nigeriane Garba Shehu, bëhet e ditur se Buhari zhvilloi konferencë për media në pallatin presidencial në Lisbonë me homologun e tij portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Presidenti Buhari ka tërhequr vëmendjen se Nigeria me një popullatë mbi 200 milionë banorë të përbërë kryesisht nga të rinj është qendër e zonës së tregtisë së lirë kontinentale afrikane (AFCFTA).

Ai theksoi se Nigeria është gati të plotësojë boshllëkun e gazit natyror në Evropë të krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

Duke nënvizuar se Nigeria dhe Portugalia mund të bashkëpunojnë në fusha të tilla si nafta, gazi, turizmi dhe siguria, Buhari tha se pavarësisht se Nigeria tashmë është furnizuesi kryesor i gazit në Portugali, rritja e bashkëpunimit të naftës dhe gazit mes dy vendeve është bërë jetike për të shmangur krizat në zinxhirin e kërkesës dhe furnizimit.

Buhari i kërkoi Portugalisë ta shohë Nigerinë si një partner të vlefshëm dhe të besueshëm në Afrikë, në një periudhë kur bota po kalon kohë të trazuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit