9.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Nicolas Blancho

Më të lexuarat

Nicolas Blancho (Nikollas Blansho) është i lindur më 1983 në Biel-Bienne. Bir i një mësueseje gjermano-zvicerane dhe inxhinieri i motorëve të anijeve frengjisht-folës, rritet në një familje liberale me dy gjuhë. Në Biel-Bienne ndjek shkollën fillore dhe atë të mesme. Brenda familjes së tij feja nuk luan ndonjë rol të madh. Gjatë fillimit të rinisë së tij Blancho interesohet për artin, muzikën dhe filozofinë. Pasi fillon në shkollën e Artit të Grafikës, vendos më vonë për të ndjekur shkollën elitare për producent në Basel. Gjatë kohës së shkollimit dëshiron të hap një studio dhe për atë punon gjatë pushimeve ndërmjet semestërve edhe natën. Gjatë rinisë së tij kalon në kohë në të cilën përballet në mënyrë intenzive me pyetje që kanë të bëjnë me qështje themelore të filozofisë. Shumë prej teksteve të tija muzikore aludojnë në kërkime të tija shpirtërore. Në mënyrë të shtuar ai ballafaqohet me fetë. Në moshën 15 vjeqare fascinohet me thëniet kuranore, të cilat ai i përcpeton pastër dhe në mënyrë të pa falsifikuar. Ashtu vazhdon me ballafaqimin e tij me Islamin më intenzivisht dhe si pasojë me 16 vjet edhe konvertohet në Islam. Një vit pas konvertimit të tij dëshiron të ndërroj drejtimin e studimeve të tij, dëshiron të arrij më shumë se sa kryerjen e studimeve të muzikës, kështu që dëshiron të studijoj shkencat. Ai ndërron për në Gjimnazin Gjerman në Biel dhe i kalon provimet prej 350 nxënësve si një prej katër më të mirëve. E përfundon Gjimnazin shkëlqyeshëm, dhe fillon njëkohësisht në Paris studimet për Bachelor në Universitetin CERSI në St. Denis, Paris. Pas pranimit të diplomës së maturës i jipet diploma Bachelor në Human Sciences dhe Islamic Sciences. Shkon në Medine e pastaj ne Sana’a në Jemen dhe atje studion në Univerzitetin Al-Imaan, ku edhe e përfundon Masterin e tij ne Fikh/Usul Fikh (Law/principles). Gjatë pushimeve ndërmjet semstërve punon në Zvicer ne firmën e tij për importim të produkteve ushqimore për të financuar studimet e tij, krahas asaj merr pjesë që nga viti 2003 nëpër seminare dhe në organizimin e muslimanëve në Zvicer, përveq asaj ai është edhe Nënpresident i Bashkësisë së muslimanëve në Biel.

Në prag të përfundimit të studimeve në Jemen, regjistrohet në Univerzitetin e Bernit dhe studion Middle Eastern Studies (Studime mbi Lindjen e Mesme) dhe Public Law (Ligji Publik), për të cilën edhe bën një punim për Masterin e tij në Jemen me temën:  Krahasimi i Ligjeve perëndimore dhe Ligjit Islam.

Gjendja e paorganizuar e muslimanëve në Zvicer e preokupon dhe përpiqet disa herë për të bashkuar muslimanët mes veti. Në 2006 organizon me disa organizatorë tjerë një protestë te madhe para qeveris ne bern (Bundesplatz) kundër karikaturave të Profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshim mbi te). Prej aty Blancho bëhet i njohur mbarëkombëtarisht. Më vonë pasi ai e përjeton edhe vetë se si muslimanët vuajnë nga presioni politik, si ai i aksionit kundër minareve, dhe se si ata nuk janë në gjendje të vetëmbrohen, i bëhet e qartë atij dhe disa muslimanë tjerë të Zvicrës që këta të marrin përgjegjësinë. Në vitin 2009 ai me 20 muslimanë të tjerë e formojnë Këshillin Qëndror Islam në Zvicër dhe zgjedhet president. Prej atëherë është president i Këshillit Qëndror Islam në Zvicër (IZRS).

Blancho u bë një prej figurave më të njohura publike në të gjitha qështjet që i përkasin islamit në Zvicër. Ai angazhohet gjithnjë për të drejtat e muslimanëve dhe ka kontribuar në projekte të shumta për vetëvendosjen e muslimanëve atje. Dhe ai këtë përpjekje e vazhdon me sukses. Ndërkohë, Këshilli Qëndror Islam në Zvicër – sipas raportit: Debating Islam in Europe (Debati mbi Islamin në Evropë) që është publikuar nga shkencëtar të ndryshëm me renome – është organizata më e madhe, më e rëndësishme dhe më me ndikim me bazë islame në Zvicër, apo edhe në tërë Evropën e mesme. Dhe kjo përkundër të gjitha sulmeve dhe akuzave të bëra nga mediat anti islame në vazhdimësi.

Blancho që nga viti 2007 merr pjesë në shumë projekte tjera të cilat i kontribojnë hulumtimeve shkencore dhe sferës humanitare. Angazhohet vazhdimisht ne sferën mediale. Ka qenë më herët drejtor i dy emisioneve në Al-Jazeera Live dhe disave në Al-Rai TV. Ka drejtuar regjinë në disa emisione të Dr. Muhamed Al-Awadhi në Kuvajt. Ka lidhje diplomatike ndërkombëtare dhe gëzon një respekt të madh.

Ai është aktiv në nivel ndërkombëtar dhe është anëtar i Asociacionit të Dijetarëve Musliman (Associacion of Muslim Scholars – ASM), i dyti për nga rëndësia në botë. Është anëtar i Këshillit për Kooperim Ndërkombëtar Islamik IICC, i cili organizon konferenca të shumta në nivel ndërkombëtar ne tere boten. Në nivelin evropian është anëtar i kryesisë së Ligës së Muslimanëve Europian/Eurpean Muslims League (EML )aktualisht me seli në Gjenova të Italisë dhe Bern të Zvicrës.

Përfaqëson Islamin mesatar si e quan ai, nuk i takon ndonjë lëvizjeje dhe nuk lejon pozicionimin tek to. Është i martuar, babë i tre fëmijëve dhe jeton në Bern.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit