17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ngjarje në objektiv/Fëmijët e Sudanit pa rrugëdalje: me mijëra të vrarë dhe të zhdukur

Më të lexuarat

7- vjeçarja Nyajima akoma e kujton kohën kur ushtarët erdhën në fshatin e saj. Luftimet po afroheshin çdo ditë.

“Shumë njerëz në fshatin tonë janë vrarë,” thotë ajo. Ushtarët na e vodhën të gjithë ushqimin duke mos na lënë asgjë përveç enëve. Kështu, i morëm ato dhe u nisëm drejt Kampit për Mbrojtjen e Civilëve (POC).” Ky kamp drejtohet nga paqeruajtësit e OKB-së UNMISS. “Ishte një rrugëtim i gjatë. Një natë fjetëm në rrugë. Fustani që po mbaj veshur është i vetmi që më ka mbetur,” tregon ajo.

Nyajim është vetëm një ndër mijëra fëmijët që janë zhvendosur për shkak të luftës së vazhdueshme në Sudanin Jugor. Një raport i kohëve të fundi i UNICEF-it vlerëson se numri i tyre shkon në 900 mijë  fëmijë,që kur ka shpërthyer konflikti në vitin 2013 midis forcave besnike të presidentit Salva Kiir dhe atyre që mbështesin ish-presidentit Riek Machar.

Fëmijët janë viktimat kryesore të këtij konflikti. Raportohet se 17 mijë prej tyre janë rekrutuar nga forcat e armatosura dhe grupet e armatosura, të cilët kërkojnë ushtarë fëmijë për të ushqyer konfliktin. Gjithashtu, 14 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur apo pa njeri dhe mbi 2 mijë të tjerë janë vrarë apo gjymtuar gjatë kësaj periudhe. /tesheshi.com/

Kuptojeni me gjuhën e fotove realitetin e atjeshëm:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit