16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ngacmimet morale dhe seksuale, 37% e administratës pranojnë fenomenin

Më të lexuarat

Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon qeverisë dhe parlamentit të ndërhyhet në kodin penal me qëllim që ngacmimet morale në vendin e punës të konsiderohen vepër penale dhe si të tilla të dënohen.Institucioni garant i të drejtave të njeriut në Shqipëri ka arritur në këtë përfundim pas përmbylljes së një studimi mbi përhapjen e fenomenit të ngacmimit moral dhe atij seksual në administratën publike.
Për herë të parë studimi nxjerr në pah sesa i përhapur është fenomeni i ngacmimit brenda administratës publike, thënë nga goja e vetë të intervistuarve mësohet se 37.5 % e tyre kanë pohuar se janë ngacmuar moralisht gjatë punës në masën mesatarisht ose shumë.
Por anketimi nënvizon se 7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore. Sidoqoftë, numri i atyre që nuk kanë pasur një eksperiencë personale në 3 vitet e fundit mbetet relativisht i lartë me 75%.
Gjatë prezantimit të gjetjeve të studimit avokati i popullit Igli Totozani vlerësoi rëndësinë që mbart lufta ndaj këtij fenomeni të patrajtuar më parë në Shqipëri dhe që sipas tij shkakton trauma shëndetësore dhe deri me humbje jete për viktimat që bien pre e ngacmimeve.
Në tryezën e gjerë ku merrnin pjesë ekspertë, jurist psikologë, sociologë, dhe aktivistë të shoqërisë civile vihej re mungesa e drejtuesve të lartë të ministrive të linjës fakt që është përdorur nga opozita e cila përfaqësohej nga kreu i komisionit parlamentar të punës dhe çështjeve sociale Albana Vokshit.
Nisur nga eksperienca e saj në administratën publike Vokshi tha se fenomeni i ngacmimit në punë ka pësuar rritje të madhe veçanërisht pas shkarkimeve në masë që pasuan rotacionin politik në 2013.
“Ngacmimi moral në vendin e punës” përfshin çdo formë të sjelljes që cenon dinjitetin personal, apo krijon atmosferë frikësuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese dhe sulmuese në vendin e punës. Këto ngacmime realizohen në administratën publike, nga persona të cilët janë në pozita drejtuese dhe e përdorin autoritetin për vendimmarrje ose aspekte të tjera, ose dëshirojnë të ushtrojnë pushtet ose kontroll ndaj viktimës.
Studimi prek edhe ngacmimet seksuale ë vendin e punës, brenda administratës publike që perceptohet si një fenomen prezent për shumicën e të anketuarve nga ku 15% mendojnë se është mesatarisht i përhapur dhe 12.5% shumë i përhapur.
Vetë të anketuarit deklarojnë se në raport me pozicionin e punës vartës vs. drejtues, në përgjithësi ngacmimi seksual vjen nga vartësit e gjinisë femërore dhe në shumicën e rasteve ata të cilët kryejnë ngacmime seksuale janë të martuar.
Shkaku kryesor mbeten veshjet provokuese/ekstravagante të viktimës, pozicioni i saj inferior ndaj atij që kryen ngacmimin si dhe jeta e shthurur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit