8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nga porositë e Pejgamberit (alejhi selam) për umetin e tij

Më të lexuarat

Duroni derisa të më takoni mua tek Haudi
Profeti-alejhi salatu ue selam-ka thënë:
“…duroni derisa të më takoni mua tek Haudi (Burimi profetit në ditën e gjykimit)!” (Buhariu dhe Muslimi)
Hadith madhështor për atë që e kupton.
Jini të durueshëm dhe bindjuni Allahut
Jini të durueshëm dhe mos e kundërshtoni Allahun!
Jini të durueshëm edhe në sprova të dhimbshme!
Pastaj çfarëdo që të godet ty qoftë ai dëshpërim, trishtim, sëmundje, varfëri, por edhe gjembi kur të ngulet, edhe dhimbjet morale, të gjitha këto janë shkak për shlyerjen e mëkateve tuaja.
Ibnu Kajjimi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Fatkeqësitë janë si puna e musafirit, më mirë t’i durosh derisa të kalosh tek vendet e shpërblimit, i lavdëruar, e jo i turpëruar.”

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit