Nuk është Damasku, as Ammani, as Kajro, as Tarablusi, as San’a… është falja e namazit të teravive në New York.
“Kjo fe do të arrijë larg, deri aty ku arrin nata dhe dita.”
Islami është feja që përhapet me një shpejtësi të paparashikueshme në botë. Po pse vallë?
- Islami ka një shpallje qiellore të pandryshuar prej 1400 vitesh. “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (Hixhr, 9)
- Islami është fe e qartë dhe e kuptueshme. Nuk ka pështjellim: jo një në tre, apo tre në një. Natyra e pastër e pranon atë… Shumë prej atyre që kanë pranuar Islamin tregojnë se feja e tyre ka qenë e paqartë, andaj nuk e kuptonin dot e si rrjedhojë ka çuar në hulumtim rreth fesë islame e më pas pranimin e zbatimin e saj.
- Islami është fe e natyrshmërisë së njeriut. Islami ka bërë një lidhje të fortë mes anës shpirtërore dhe asaj fizike, duke bërë që secila të ndikojë te tjetra. Nuk thotë Islami: mos u marto që të bëhesh i devotshëm, as zgjidh murgjërinë e shkëputu nga jeta po deshe Zotin!
- Islami është fe e tolerancës, fe elastike që përshtatet në çdo lloj kohe dhe vendi.
- Islami i jep mundësinë njeriut që të lidhet drejtpërdrejt me Krijuesin e tij, pa ndonjë ndërmjetësim apo ndërmjetësues.
- Kurioziteti dhe përballja me propagandën. Islami luftohet në media nëpërmjet propagandës, luftohet me art: karikatura etj., por kjo i ka bërë njerëzit që të kenë kuriozitet më shumë rreth kësaj feje të bukur. Mijëra danezë, holandezë, amerikanë etj., e pranojnë këtë fe pasi është feja që ngërthehet me jetën, duke i dhënë haku që meriton trupit dhe shpirtit.
/Myrvete Allmeta/
