25.8 C
Pristina
Sunday, June 26, 2022

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Më të lexuarat

Si e sheh i pari i fshatit “dhuratën e madhe” të debatueshme për babë e bijë

Shpresoj që kërkesa e Dukagjin Lipa-s të refuzohet edhe pas mbajtjes se koncertit në Tiranë.

Janë shumë arsye që do kisha pas dëshirë t’i numëroja këtu:

– Fillimisht për t’i dhuruar 17 hektarë tokë Dukagjin Lipas, do e kisha pyetur se çfarë kontributi dha ky njeri para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj të përvuajtur?

– Ç’farë di Dukagjin Lipa, Përparim Rama dhe shumë përkrahës të këtij koncerti rreth historikut të fshatit Bërnicë dhe përse i pari i Komunës dëshiron të bëhet aq dorëdhënës me gjithë këtë hapësirë të madhe kur dihet se ky fshat, pra Bërnica e Poshtme dhe ajo e Epërme ka një sipërfaqe prej 839 hektarësh?

– Dua Lipa që është rritur në Londër, ajo nuk e di që edhe pas 23 viteve ky fshat me dy lagjet e saja, nuk ka asnjë park për fëmijë, nuk ka as çerdhe dhe as trotuar për të lëvizur, pra mungon komplet infrastruktura.

– Ky fshat ka një lum të vjetër, që në të shkarkohen ujrat e zeza dhe Përparim Rama, e para tij Shpend Ahmeti, Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri, asnjëherë nuk u interesuan për rregullimin e shtratit të këtij lumi, për rregullimin e kanalizimit, ndriçimin e fshatit etj.

– 17 hektarë të fshatit Bërnicë e Poshtme, Vlora Çitaku i konsideron djerrinë, por as Vlora, as Përparimi e as Dugagjin Lipa nuk e di saktësisht se ku është Bërnica dhe çfarë pasurie përbën ky fshat sidomos për arkeologët tanë dhe të huaj. Është mëkat që kjo hapësirë të dedikohet për një individ që për qëllim të vetëm ka xhepin dhe interesin e tij, prandaj duke e ditur historikun e lashtë të këtij fshati dhe bazuar në gjurmimet arkeologjike si dhe varrezat e vjetra që sa herë që hapet një podrum ose gjurmohet, është e pamundur që aty të mos zbulohen qeramika, gypa të vjetër dhe gjësende që i përkasin kulturës ilire-dardane.

– Përparim Rama fillimisht duhet t’i mbajë fjalët dhe t’i zbatojë premtimet që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore; rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda këtyre fshatrave; Bërnicë, Milec dhe Sinidoll, po ashtu të investojë në hapjen e çerdheve si dhe parqeve për banorët e fshatrave, pasiqë ka mjaft hapësira ku mund të investohet për edukimin e mirëfilltë të rinisë sonë.

– Ndërsa për emërtimin e vjetër që ka ky fshat kemi dy dokumente: njëri i përket vitit 1348 ku me emrin Bernicë është përmendur në kartën e Car Dushanit, lëshuar manastirit të Shën Arkangjelit, në afërsi të Prizrenit dhe dokumenti i dytë është ai i vitit 1455 ku Bërnica e Epërme dhe e Poshtme sipas defterëve kadastrale turke, kanë qenë të banuara me shqiptarë vazhdimisht.

– Po ashtu, si është e mundur që nga këta 17 hektarë tokë të cilët i kërkon Dukagjin Lipa, të aprovohen dhe t’i lihen në menaxhim kur qe 23 vite nuk kemi asnjë projekt që është ndërtuar nga qeveria me një hapësirë aq të madhe. Kemi mbi 1400 fëmijë të vrarë dhe masakruar, mbi 20,000 gra të dhunuara dhe nuk posedojmë asnjë muze së paku për diasporën tonë të shtrenjë dhe për vizitorët të cilët nëse do ta kishim një hapësirë të tillë ku do të shfaqeshin me maket të gjitha Komunat e Kosovës, fshatrat e prekura nga gjenocidi serb, do ishte “a walking book and proof “ për ta njohur nga afër atë që i ka ndodhur vendit tonë.

– Komuna e Prishtinës nuk mund të ndajë gjithë këtë hapësirë pa u takuar edhe me banorët e fshatit në fjalë dhe pa i marrë mendimet e tyre, sepse tek e fundit Përparim Rama pas këtij mandat shkon, ashtu sic shkoi Shpendi, por neve na mbushen rrugët me të huaj të cilët do dalin të zhveshur dhe të droguar, e që besa do urinojnë në rrugë ashtu siç vepruan në Tiranë ditë me parë. E njoh bukur mirë kulturën e tyre dhe PUBLIKISHT prononcohem në emrin tim dhe të banorëve që NUK KEMI NEVOJË PËR KËTË DEGJENERIM, por duam:

– Çerdhe

– Shkollë

– Stadium

– Park për rekreacion për fëmijet tanë

– Rregullim të Infrastrukturës

– Ndriçim të fshatit

– Mirëmbajte të Lumit Siceva dhe krejt në fund i bëj thirrje Përparim Ramës që sa me parë ta ekzekutojë rregullimin e murit të varrezave të Bërnicës (me sipërfaqe 25 ari) ku aty janë të varrosur Muhaxeherët e Toplicës – Just don’t talk anymore about Dua Lipa and her dad because we live in different world Mr. Rama.

Dua Lipes dhe Dukagjinit i uroj që Bregun e Diellit (Sony Hill) ta vazhdojnë me Edi Ramën sepse edhe ashtu përshtaten.

*Me respekt, Feim Dragusha, Kryetari i fshatit Bërnicë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit