Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të pranojë asnjë marrëveshje armëpushimi që lejon Hamasin të qëndrojë në Rripin e Gazës.
“Lufta do të përfundojë vetëm kur Hamasi të mposhtet. Ne nuk do të lejojmë një situatë që inkurajon rrëmbimet dhe vrasjet,” tha Netanyahu për mediat izraelite, teksa po hipte në aeroplan për në Uashington.
Ai theksoi se qëllimi është eliminimi i plotë i kapaciteteve ushtarake të Hamasit: “Hamasi nuk do të jetë më.”
Ndërkohë, një ekip negociator izraelit është dërguar në Doha të Katarit për bisedime të tërthorta me Hamasin. Vizita e Netanyahut në SHBA vjen pas luftës 12-ditore me Iranin muajin e kaluar, të cilën ai e cilësoi si një “fitore të jashtëzakonshme” dhe falënderoi presidentin amerikan Donald Trump.
“Së bashku kemi transformuar Lindjen e Mesme përtej çdo përfytyrimi. Tani kemi një mundësi të madhe për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer për popullin e Izraelit dhe të gjithë rajonin,” tha Netanyahu. /mesazhi
