10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Nestle: rritja e popullsisë botërore kërkon ndryshime në dietë

Më të lexuarat

Nestle, një nga përpunuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë, beson se një rritje në popullsinë në botë do të kërkojë adaptimin e dietës njerëzore duke zvogëluar konsumin e sheqerit, kripës dhe produkteve të mishit.

“Ne kemi 7.5 miliardë njerëz dhe popullsia është ende në rritje, kështu që më shumë perime e fruta dhe më pak sheqer dhe produkte të mishit duhet të hahen”, tha nënkryetari ekzekutiv i Nestle dhe shefi i operacioneve në Amerikë, Laurent Freixe.

Burimet natyrore të kufizuara dhe problemi në rritje i shëndetit publik të mbipeshës, janë prapa ndryshimeve që Freixe i sheh të përshtatshme.

Ai përmendi gjithashtu ndërgjegjësimin në rritje të publikut për procesin e prodhimit të ushqimit, si dhe çështje të tilla si puna e fëmijëve dhe shpyllëzimi.

Freixe tha gjithashtu se ka një ndërgjegjësim në rritje të botës për “lëndën e parë” të përdorur për prodhimin e ushqimit.

“Ka shumë më tepër ndjeshmëri në lidhje me këtë çështje kudo, jo vetëm në Evropë ose SHBA. Në një botë të lidhur, njerëzit kanë shumë qasje në informacion dhe konsumatorët duan të dinë se nga vijnë lëndët e para”, tha ai.

Nestle është blerësi më i madh në botë i kafesë, sheqerit, kakaos dhe qumështit. Kompania tha se ata u tregojnë qartë furnizuesve që të mos blejnë lëndë të para që janë prodhuar në zonat pyjore të pastruara së fundmi ose ku është raportuar puna e fëmijëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit