10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nënshkruhen 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Elbasan marrëveshjet bilaterale pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.

Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më pas u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.

Po ashtu nënshkrimi i marrëveshjes për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit ndërmjet dy qeverive  u nënshkrua nga Sveçla dhe Çuçi.

Më pas, po ndërmjet dy ministrave u nënshkrua marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kukës, Krushevë-Dragash.

Marrëveshje tjera janë nënshkruar në fushën e kulturës, arsimit, punëve të brendshme, bujqësisë, drejtësisë, etj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit