9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Nëna e qet djalin nga shtëpia pasi zbulon se kishte ‘votuar’ për Trumpin (Video)

Më të lexuarat

Video e një nëne nga Teksasi në SHBA, e cila nxjerr nga shtëpia të birin pasi zbulon se ka votuar për Donald Trump, në një imitim të zgjedhjeve, të organizuar gjatë një aktiviteti shkollor.
Pamjet e publikuara nga vetë gruaja, tregojnë momentin kur ajo i jep djalit valixhen, ndërsa i kërkon të dalë jashtë.

Fëmija, i cili në një imitim të zgjedhjeve të organizuar gjatë një aktiviteti shkollor kishte zgjedhur Donald Trump, dëgjohet teksa qan i tmerruar, ndërsa po aq i tronditur duket edhe vëllai tij i vogël, që nuk arrin të kuptojë plotësisht se ç’po ndodh, transmeton tema.

Gruaja i jep të birit një tabelë kartoni, ku shkruhet se e kanë nxjerrë nga shtëpia pasi kishte votuar Donald Trump.

Video ndërkaq është shpërndarë nga një numër i madh personash, shumica e të cilëve e kanë kritikuar nënën për ashpërsinë e saj, duke thënë se iu ka shkaktuar trauma fëmijëve me atë lloj sjelljeje.

Nuk dihet nëse gjithçka ishte thjesht një përpjekje për shaka nga ana e gruas, por pamjet e fëmijës së përlotur në trotuar, natën, janë vërtet tronditëse.

https://www.youtube.com/watch?v=ANbpnh0Du5w

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit