11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Nehammer: Putini do të bisedojë me Erdoganin për Ukrainën

Më të lexuarat

Pas takimit me Putinin në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, kancelari Nehammer iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve austriakë.

Duke vënë në dukje se takimi me Vladimir Putin në përgjithësi nuk kishte shkuar shumë mirë, Nehammer tha se kjo iniciativë është e rëndësishme për vazhdimin e dialogut dhe kontaktit.

Karl Nehammer tha se Putin nuk reagoi ndaj propozimit për një takim kokë më kokë me presidentin ukrainas, Vladimir Zelenski.

Putini është për vazhdimin e bisedimeve midis vendit të tij dhe Ukrainës, të cilat filluan në Stamboll (më 29 mars),- u tha Nehammer gazetarëve dhe shtoi: “Ai ende u beson bisedimeve në Stamboll dhe do ta bisedojë këtë çështje me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan”.

Karl Nehammer u bë kryeministri i parë evropian që është takuar me Vladimir Putin që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit