14 C
Pristina
E hënë, 17 Maj, 2021

Në veri të Mitrovicës dëmtohet një lokal nga të shtënat

Më të lexuarat

Mbrëmë rreth orës 23 e 45 minuta nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një lokal, i cili është në shfrytëzim të kishës në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Njësitë e policisë kanë bërë sigurimin e vendit të incidentit, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Dëme materiale janë regjistruar në një xham të lokalit, ndërsa hetuesit policorë së bashku me teknikët e kriminalistikës kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave fillestare të hetimeve”. Deri tashti sipas policisë nuk ka asnjë të dyshuar dhe ende nuk dihen motivet e këtij akti./koha/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit