6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Në Tokë 33 persona mbajnë ndër mend çdo çast të jetës së vet

Më të lexuarat

A e dini se çfarë keni ngrënë për kafjall më 14 shkurt 2000, ose çfarë keni pasur veshur më 1 tetor 1985?Një grusht njerëzisht (deri më tash janë regjistruar gjithsej 33 persona), mund të kujtojnë çdo moment të jetës së vet që nga viti dhjetë i jetës e tutje

Shkencëtarët këtë aftësi e quajnë kujtesë autobiografike të jashtëzakonshme e kohë më parë kanë zbuluar me çfarë dallon truri i tyre nga të tjerët.

Ekspertë nga Universiteti kalifornian në Irvin (UCI) kanë studiuar 11 persona me këtë aftësi dhe me këtë rast në nëntë rajone të trurit të tyre kanë zbuluar disa specifika nga të cilat shumica, që nuk është dhe për t’u habitur, gjendet në rajonet e ndërlidhura me kujtesën autobiografike.

Sipas fjalëve të shkencëtares Aurore Leport, faza tjetër e hulumtimit do t’i kushtohet zbulimit të mekanizmave që fshihen pas kujtesës. “A është në pyetje vetëm truri apo dhe mënyrat me të cilat komunikojnë struktura e tij të ndryshme? Ndoshta bëhet fjalë për mekanizmi gjenetik, e ndoshta edhe molekular”, thotë ajo

Fenomenin e njohur si hipermnezi shkencëtarët për herë të parë e kanë përshkruar në vitin 2006. Ata kanë vërejtur se njerëzit me këtë ngarkesë nuk arrijnë rezultate të jashtëzakonshme ne teste e mbamendjes dhe se superkujtesa e tyre dallon nga kujtesa e njerëzve të cilët mund të përsërisin regjistra të gjatë të fakteve dhe numrave

Në mesin e 33 personave që vuajnë nga aftësia e madhe mbajtjes ndër mend është edhe artistja Marila Hener, e cila në vitet e në vitet e 70-ta dhe t- 80-ta ka luajtur në serinë e famshme “Taxi”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit