20 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Në Michigan: qyteti, i gjithi i muslimanëve!

Më të lexuarat

Banorët e Hamtramck, Michigan, zgjodhën një kryebashkiak musliman dhe një këshill të qytetit plotësisht musliman javën e kaluar, dëshmi se demografia e qytetit ka ndryshuar ndjeshëm.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike tha se ky është qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara që bën një gjë të tillë, transmeton Axios.

Hamtramck, i cili ka pak më shumë se 28,400 banorë, dikur ishte i njohur për popullsinë e tij të madhe katolike polake. Sot, më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit pretendon se është me origjinë arabe ose aziatike, sipas të dhënave të regjistrimit. Më shumë se dy të tretat e popullsisë në shtëpi flet një gjuhë të ndryshme nga anglishtja.

Kryebashkiaku i sapozgjedhur dhe tre këshilltarët e sapozgjedhur e fillojnë mandatin e tyre në janar. Pesë anëtarë të këshillit do të jenë emigrantë dhe njëri është i konvertuar në Islam.

“Zëri politik i myslimanëve në Miçiganin juglindor nuk mund të injorohet më”, tha Dawud Walid, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Miçiganit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.

“Kam konkurruar për të zgjidhur problemet e përditshme me të cilat përballet komuniteti ynë,” tha Khalil Refai, një nga tre kandidatët e këshillit të zgjedhur javën e kaluar. “Unë jam një hamtramckan krenar dhe më pëlqen të jetoj në një komunitet që ka njerëz me shumë besime të ndryshme fetare.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit