14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Në maj shqyrtohen ankesat për “Monstrën”

Më të lexuarat

Pas gati pesëmbëdhjetë muajve, Gjykata Supreme më në fund ka caktuar termin për shqyrtimin e ankesave rreth dënimeve të përjetshme për të akuzuarit e rastit “Monstra”, të parashtruara nga avokatët e të dënuarve, shkruan gazeta KOHA. Siç ka njoftuar Gjykata Supreme, shqyrtimi i dënimeve do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit maj, në seancë publike.

Janë caktuar tre data, 18, 22 ose 30 maj, kanë konfirmuar nga Gjykata Supreme, por për cilën ditë do të shqyrtohet dënimi me burg të përjetshëm për të dënuarit për masakrën tek Liqeni i Smillkovës varet nga sigurimi i kushteve teknike dhe të sigurisë për mbajtjen e seancës. Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, është i mendimit që seanca të jetë e hapur për publikun dhe të transmetohet drejtpërdrejtë, por për këtë duhet të sigurohet hapësirë e përshtatshme.

Javë më parë u mbushën pesë vite nga vrasja e pesëfishtë të Liqeni i Smilkovës, për të cilën me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë shqiptarë, ndërsa një nga të dënuarit është liruar./monitor.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit