7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në Klinë theret me thikë 14 vjeçari, i kërkonin haraç

Më të lexuarat

Një 14 vjeçar është therur tri herë me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, sot në qytetin e Klinës.
Fëmija Ilir Mirëdita, tash, ndodhet në Spitalin e Pejës, ku po merr trajtimin e mjekëve.

Babai i Ilirit, Filip Mirëdita, ka treguar për Gazetën Express, se djali i tij është therur me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët po i kërkonin haraç.

“Djali është i therur tri herë. Për pak sa nuk është therur në zëmër”, ka thënë babai i Ilirit, Filipi.

“Sipas djalit tim, paska pas problem me një shok të tij, e kanë kërcënuar me thikë, i kanë kërkuar haraç, dy euro, tri euro…”, ka thënë Filipi.

Djali i therur tri herë është nxënës i shkollës fillore “Motrat Çiriazi” në Klinë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se janë duke hetuar rastin dhe po i marrin deklaratat e viktimës dhe dëshmitarëve.

Babai i djalit të therur me thikë thotë se me personat e njëjtë djali i tij ka pasur edhe më herët probleme dhe për këtë janë njoftuar organet, por askush s’ka marrë masa.

Por, çka do të bëjë Filip Mirëdita, pasi i ka shpëtuar djali?

Përgjigjet se do të mbyllet në shtëpi nëse nuk vepron shteti ose edhe do ta marrë drejtësinë vet në dorë.

“Ligji le të punon nëse ka mbetur. Nëse s’punon ligji duhet të mbyllemi në shtëpi”, ka thënë ai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit