9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Në Idlib të Sirisë protestohet kundër sulmeve të regjimit të Asadit ndaj civilëve

Më të lexuarat

Me synimin për të tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij kundër civilëve, demonstrata u mbajt në kampin Maram, i cili u bombardua nga forcat e regjimit më 6 nëntor në veri të Idlibit

Në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, është organizuar protestë kundër regjimit të Bashar al-Asadit që sulmoi kampet ku ishin strehuar civilët e zhvendosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Me synimin për të tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij kundër civilëve, demonstrata u mbajt në kampin Maram, i cili u bombardua nga forcat e regjimit më 6 nëntor në veri të Idlibit.

Demonstruesit mbanin pankarta në gjuhën arabe dhe angleze, ndër të cilat, “Fëmijët dhe civilët nuk janë objektiva”, “Le të ndalet lufta”, “Ju vratë fëmijë të pafajshëm, pastaj kë do të vrisni?”, “Jo sulmeve ndaj civilëve” dhe ” Fëmijët e kampit po theren para botës”.

Mahir Ibrahim, një nga pjesëmarrësit në protestë, tha për AA se shumë civilë humbën jetën në sulmin në kampin Maram, i cili është nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Edhe pse kampi Maram është një zonë e sigurt, fëmijët, njerëzit e pafajshëm, gratë dhe të moshuarit u vendosën në shënjestër”, tha Ibrahim.

Gjithashtu edhe një tjetër protestues, Khaled al-Sallum, tha se ata u zgjuan nga zhurma e bombardimeve nga regjimi i Asadit në orët e hershme të mëngjesit të sulmit.

Nëntë civilë u vranë dhe të paktën 75 u plagosën në sulmin me bomba nga forcat e regjimit në kampin Maram, në veri të Idlibit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit