NDIKIMI I ISLAMIT NË MJEKËSI DHE FARMAKOLOGJI

0
533

Në tërë botën kulturore dhe progresive në periudhën në mes të shekullit VIII dhe XV mjekësia ishte më e zhvilluar te Arabët. Ajo që eksistonte te popujt tjerë ka qenë e marrur prej tyre dhe paraqet vetëm imitimin e tyre. Askush në mesjetë as që ka dyshuar në përparsin teoriko-praktike arabo-islame në fushën e mjekësisë. Ky është fakt i pamohushëm historik. Mirëpo, krahas kësaj historianët bashkohor po tentojnë të ndriqojnë autencititetin e kësaj përparësie dhe të precizojnë ndikimin e arabëve në zhvillimin e mendimit shkencor mjekësor në botë. Historianët e parë të mendimit shkencor kanë bërë përpjekje të shumta në hulumtimin e mjekësis arabe. Ata hollësisht kanë përshkruar se si ka zënë fill në Bagdad, si është zhvilluar, si ka arritur kulminacionin e vetë në kohën e Ar-Razit dhe Ibn Sinas, pastaj si dhe me çfarë rrugë ka kaluar në Europë. Pasqyra e përgjithshme deri te cila kanë arritur ka qenë e kjart, si e tillë edhe më tutje e pranueshme te një numër i madh i historianëve. Këte nuk e vënë në dyshim as zbulimet e hulumtuesëve të mëvonshëm prej të cilëve kemi mësuar shumë.

Mendoj se ka ardhur radha që ne të shqyrtojmë materjen mbi të cilën kanë shkruar në mënyrë që të mund të tregojmë në mungesat dhe gabimet e tyre. Punimet e tyre sipas natyrës kanë qenë jo të plota dhe joprecize. Jo të plota ishin për shkak të mungesës së burimeve themelore për ç’arsye njohuritë e tyre mbi historinë e mjekësisë arabe i kan bazuar në disa vepra të cilat kanë qenë përplotë ëndërrime dhe tregime mbi fuqinë mbinatyrore të mjekëve. Këto tregime kanë karakter mitologjik dhe ato në thelb nuk kanë kurëfarë vlere shkencore. Mungesa e dytë është mungesa e precizitetit. Preciziteti, si e kuptojmë ne sot, nuk ka qenë veçori e këtyre shkencëtarëve. Identifikimi i tekstit për ta ka paraqit vështërsi të madhe. Për këtë arsye Platonit dhe të tjerëve ua kan përshkruar ato vepra të cilat nuk u kanë takuar. Gjëja e tretë të cilën duhet të theksojmë, janë gabimet të cilat i hasim gjatë përkthimit në gjuhën latine. Pjesa dërrmuse e përkthyesëve nuk ka njohur gjuhën arabe. Veprat prej gjuhës arabe janë përkthyer ne gjuhën hebreje e pastaj prej saj në gjuhën latine. Këto përkthime të dyfishta kanë qenë burim i gabimeve të shumëta. Ka pas raste të tilla që disa përkthys kanë tentuar që vehtes t’ia përshkruajnë veprat orgjinale të shkencëtarëve mysliman dhe në këtë mënyrë kanë tentuar të bëhen të famshëm, dhe të tillë që veprat e veta përplotë gabime ua kanë përshkruar shkencëtarëve eminent mysliman, duke dëshiruar në këtë mënyrë që prej tyre të bëjnë mall i cili shitet mirë. Pjesa dërmuese e përkthyesëve nuk e ka njohur mjekësinë, për ç’arësye gjatë përkthimit kanë bërë gabime qesharake.

Në epokën tonë hasim në një numër të madh ekspertësh të cilët tërë jetën ia kanë kushtuar studimit të dokumenteve latine. Ata kanë arritur rezultate të mëdha në identifikimin e teksteve dhe zbulimin e autorëve të vërtetë të tyre. Duke iu falendëruar këtyre, ne sot posedojmë material me fakte për këtë periudhë.

Punën të cilën e kanë bërë shkencëtarët viteve të fundit, padyshim është e madhe nga aspekti historik. Mirëpo, në të edhe më tutje eksistojn mungesa dhe gabime nga aspekti mjekësor. Kështu për shembull historianët e shkencës dhe shkencëtarët e historisë së përgjithëshme materjen e vet e ndajnë në kohore dhe nacionale, dhe në bazë të kësaj flasin mbi mjekësin e egjiptasve të vjetër, mbi atë greko-helene, heleno-latine dhe arabe. Kjo ndarje ka kuptim nëse dëshirojmë të përcjellim ndodhitë shkencore të lidhura në mes veti në një periudhë të caktuar kohore të ndonjë populli.
Por, edhe krahas kësaj, mendoj se eksiston një afrim tjetër shkencës së historisë, ose së paku historisë së mjekësisë e që është gjithëpërfshirës dhe më i afërt për sçjarimin e gjendjes faktike të zhvillimit shkencor nga ajo që jemi mësuar. Mendoj se mjeksinë duhet ndar në periudha, duke pasur parasysh gjatë kësaj ndarjeje specifikat dhe karakteristikat e çdo periudhe. Periudha e parë sipas mendimit tim do të ishte periudha e përvojës vetiake(personale). Periudha e dytë do të ishte periudha e regullimit racional të përvojës, ndërsa periudha e tretë do të ishte periudha e analizës dhe eksperimentit. Më vonë prap do të kthehemi në elaborimin e këtij mendimi, ndërsa këtu po kënaqemi vetëm të tregojmë që mjeksia arabo-greke paraqet një periudhë, një etapë e cila kurorëzohet me mendime mjaft të ngjajshme. Mendimet e ngjajshme këtu nuk janë te rastit as të detyruara. Myslimanët e kanë pranuar mjekësinë greke sepse për një gjë të tillë ishin të përgatitur më herët, teorikisht dhe praktikisht. Shumë historian gabojnë kur gjatë vlerësimit të të arriturave të një populli si kriterium marrin kvalitetin e veprave mjekësore. Është e vërtet se historianët tregojnë në veprat e mëdha arabe për shkak të radhitjes së mirë, dukshmërisë së problemit dhe ekzistimit të logjikës. Mirëpo, ky mendim do të na shpie deri te mospërfillja e bimaristaneve-spitaleve për shërim dhe realizimin e mësimeve praktike. Nuk mund t’i lëmë pas dore këto gjëra kur flasim mbi vendin, pozitën dhe ndikimin e mjekësisë islame.
Krahas kësaj, është prezent edhe problemi tjetër për të cilin është shkruar shumë, i cili, sipas mendimit tim, nuk meriton aq shumë diskutim. Kjo pyetje është: A e kanë përparuar arabët sado pak mjekësinë greke? Fakti se mjekët arab as që kanë tentuar të ndërrojnë bazat mbi të cilën është mbështetur mjekësia greke, por edhe vet mjekët grek pas periudhës së Hipokratit as që kanë tentuar të ndërrojn këto baza të cilat i ka vendosur ai. Pse pra kërkojmë që myslimanët të bëjnë këtë, sidomos nëse dimë që ata në asnjë moment nuk kanë dyshuar në këto baza, por në to kan gjetur zgjidhjet për problemet me të cilat janë ballafaquar. Mjekët e mëdhenjë mysliman, duke u besuar ligjeve të mjekësis greke, në Hipokratin dhe Galenin, asnjëherë nuk kanë nguruar të tregojnë në gabimet e tyre. Ar-Razi në veprën e vet “Aforizmi”(Kitabu-l-fusulu) tri herë ka treguar në gabimet e Hipokratit dhe Galenit. Në disa pyetje Ar-Razi praktikisht i ka verifikuar pohimet e Hipokratit dhe Galenit para se të merr qëndrimin e vet ndaj këtyre problemeve. Kështu për shembull ai plotësisht pajtohet me Galenin që disa ethe paraqiten me ënjtje(fyerje) ndërsa disa pa to, dhe shton që “ethet mund të jenë sëmundje(sëmundje e veçant) por mund të paraqiten edhe si simptom i ndonjë sëmundje (ethet përcjellëse). Ky mendim është në pajtueshmëri të plotë me mjekësinë bashkohore dhe padyshim është më i qartë se mendimi i Galenit. Në një vend, në veprën e lartpërmendur, duke sqaruar mendimin e Galenit thotë: “Kështu duhet vepruar, sepse kështu është e drejtë, ndërsa ajo mbi të cilën ne shkruam është gabim”.

Larg do të na qonte, në qoftë se do të numrojmë argumentet të cilat flasin mbi pavarësinë teorike dhe praktike të mjekëve arab ndaj mjekëve grek, të cilët, krahas kësaj kanë mbetur në kuadër të filozofisë së përgjithshme themelore që i kanë vendosur Hipokrati dhe Galeni, në të cilat nuk kan gjetur kurrëfarë mungese.
Flitet se në mjekësinë arabe nuk ka asgjë të re. Këtë pohim lehtë mund ta përgënjeshtrojmë me zbulimet mjekësore deri te të cilët kanë arritur mjekët arab. Ndoshta punimi shkencoro-kërkimor do të na udhëzojë në dorëshkrimet e pabotuara edhe në disa zbulime. Konsideroj se një punim i tillë kërkimor-shkencor do të jetë i pafrytshëm, sepse dëshira për zbulime të reja vetëm për shkak se ajo është diç e re nuk është e pranushme nga mjekët, vetëm nëse kjo është në kufijtë pozitiv. Kjo në asnjë rast nuk duhet të jetë qëllim në vehte. Dëshira e madhe për zbulime të reja është tendencë e empirizmit.
Nuk është vështirë të ndërrohen kushtet, rasti dhe rethanat e eksperimentit që të mund të fitohet diçka e re e cila ndoshta nuk është shumë me rëndësi. Shkenca bashkohore e ka tepruar në këtë drejtim, kjo është fakt. Ndojëherë zgjërimi i tepërt paraqet ndihmesë dhe këshillë për proqesin shkencor e cila vjen me rrugën e analizës dhe mbledhjes së shënimeve. Eksperimentimi me të gjitha që është e re në mjekësi mund të qoj kah vlerësimi dhe gjykimi i gabuar gjatë shërimit të të sëmurëve. Qëllimi i mjekëve arab nuk ishte t’u kalojnë paraardhësve të tyre. Shkencën e Hipokratit dhe Galenit e kanë përparuar në bazë të përvojës së vet. Sipas kriteriumeve të tyre, nga ta kanë marrë atë që është e saktë dhe e drejtë, ndërsa nuk i kanë pranuar ato që kanë konsideruar se janë të gabuara. Kaloi koha në të cilën historia e shkencës ka qenë fushë për peshim në mes të popujve. Historia e shkencës duhet të jet histori e zhvillimit të mendimit shkencor. E vërtet është që Galeni ka mbetur në ligjet e përgjithshme që ka vendosur Hipokrati. Gjithashtu edhe mjekët e Aleksandrisë shumë pakë e kanë përparuar mjekësin e Hipokratit, ndërsa ate që ka bërë Ar-Razi në fushën e mjekësisë klinike dhe Ibn Sina në lëmin e sistematizimit të kësaj diturie, është shumë më e madhe nga ajo që kanë bërë Herofili dhe Galeni me mjekësinë e Hipokratit.
Kur flasim për mjekësinë greke dhe arabe, atëherë, para së gjithash duhet të flasim për ato si për një periudhë të mendimit shkencor në mjekësi – periudhë të rregullimit racional të përvojave. Kjo është periudhë që ka zgjatur njëzet shekuj. Mund ta emërtojmë, nëse dëshirojmë, si periudhë e Hipokratit, Galenit, Ar-Razit dhe Ibn Sinas. Hipokrati i ka vendosur themelet dhe metodën të cilën më vonë e ka përpunuar Galeni, e ka aplikuar Ar-Razi ndërsa e ka sistematizuar Ibn Sina përderisa njerëzimi e njohu metodën eksperimentale. Sirianët janë njohur me mjekësinë e Hipokratit dhe Galenit, dhe e kanë aplikuar shumë shpejt. Kanë përkthyer të gjitha veprat nga mjekësia, por njohuria e tyre ka mbetur në nivelin e njëjtë gjatë tërë kohës. Popujt latin mjekësinë greke e kanë njohur aq sa ka qenë ajo e njohur në Malerno, ndërsa ajo ka qenë shumë e dobët, duke pas parasysh numrin e vogël të veprave të cilat nëpërmjet të bizantintve janë përcjellur në këtë qytet. Njohja e gjuhës greke te ta ka qenë e dobët, ndërsa shkenca dhe filozofia greke shumë më e dobët për arësye se nuk ka mundur të formoj themele të forta shkencore te këta popuj.
Mjekësia greke te arabët, kur e kanë njohur, ka arritur lulëzim të plotë. Mjekët arab, teorinë shumë mirë e kanë aplikuar në praktikë. Këtë dukuri duhet shqyrtuar. Ajo nuk ka qenë e rastit. Ajo ka shkaqet dhe rezultatet e saj.
Qendra shkencore e sirianëve ka qenë qyteti Gandishapur. Në të kanë arritur duke ikur nga ndjekja e mbretërisë bizantine për shkak të ideologjisë nestoriane të cilës i kanë ikur. Mbretëria Lindore Romake për shkak të luftës kundër heretikëve, dallimeve fetare dhe zgjidhjes së problemeve në mes të feve, në tërsi e kanë lënë pas dore shkencën dhe filozofinë. Veprat shkencore janë kalbur nëpër biblioteka bizantinase. Çdo kush që ka tentuar të mirret me punë kërkimore-shkencore, ka qenë i larguar. Sirianët i kanë ruajtur përkthimet e tyre dhe i kanë marrë me vehte në emigrim. Pa dyshim, mjekësia siriane në Gandishapur ka qenë mjaft e zhvilluar në krahasim me vendet fqinjë: Bizantinë, Antiohinë dhe Aleksandrinë. Por ajo mbeti në kufij të caktuara, sepse bartësit e tyre nuk kishin mundësi as mjete për përparimin e saj. Izolimi i tyre ishte shkak për moszgjërimin e shkencës. Një numër i vogël i të huajve me të cilët kanë kontaktuar arriti të njohë shkencën e tyre.
Mendoj që përkthimet e Hipokratit dhe Galenit të cilat i bënë sirianët nuk kanë qenë të qarta dhe precize. Arabët në fillim nga gjuha siriane kanë përkthyer disa vepra greke. Përkthimet e dyfishta kanë qenë burim i gabimeve të shumta. Më vonë arabët kanë vërejtur se përkthimet e sirianëve kanë qenë të dobëta, kështu që kanë filluar drejtë për së drejti të përkthejnë nga gjuha greke. Ishte ky fillimi i pavarsisë së tyre në punën shkencore dhe në të menduarit. Ndoshta praktika te sirianët ka ngec dhe nuk ka qenë në nivel të duhur. Flitet që Haris ibn Kilda, mjek arab i shek. VI ka qenë në praktikë te Sirianët, por atë që ka mësuar atje nuk ka qenë aragument i ndonjë diturie të madhe në fushën e mjekësisë.
Fama e qytetit Gandishapur te historianët e mjekësisë arabe bazohet në të arriturat e familjes Bahtishu në oborin e sunduesëve të abasidëve. Ajo ka arritur të ruaj renomenë e vet plot dy shekuj. Nuk dëshiroj të zvogloj famën e tyre, por konsideroj që paraqesin mjekët të cilat ishin të njohur qysh në kohët e vjetra si mjek të oborreve. Mendjemprehtësia e tyre ishte më e madhe se dituria e tyre.
Kanë qenë mjaft të shkathtë në pengimin e intrigave, ndërsa disa i kanë mveshur vehtes, të gjitha këto virtyte i kanë poseduar. Ata asnjëherë nuk e kanë hidhëruar kalifin ose dikend në oborrin mbretëror. Me lidhje të ngushta kanë aritur ti shpëtojnë katastrofës së Beramikut. Njëri prej tyre ka marrë pjesë në komplotin kundër Hunejn ibn Is-hakut. Duhet cekur se nuk kanë lënë ndonjë vepër të shkruar. Flitet se Xhibril ibn Ubejdullah ibn Bajtishua ka shkruar një vepër mbi oftamologjin. Mbi syrin dhe çrregullimet e tij janë shkruar shumë vepra. Pa dyshim se kjo familje rëndësi më të madhe i ka kushtuar praktikës se sa diskutimeve teorike.
Njëri nga shkaqet e famës së tyre ka qenë se ata ishin të krishter të perendimit. Zakonisht, njerëzit më shumë i besojnë mjekëve të huaj se sa mjekëve të vet. Al-Xhahiz është autor i një tregimi i cili tregon për momentin që ka kontribuar që fama e tyre të jetë më e madhe. Nuk dëshiroj të zvogloj famën e askujt, por konsideroj se dituria e tyre në mjekësi nuk ka qenë në atë nivel në të cilin kanë paraqitur historianët e mjekësisë arabe. Merita e tyre për renesansën e mjekësisë arabe qëndron vetëm në atë që arabëve u kanë treguar për këtë degë të veprimtarisë shkencore. Shumë shpejtë arabët e kanë lëshuar mjekësinë e tyre, janë çliruar nga ndikumet e tyre, pastaj ua kanë kaluar si në praktikë ashtu edhe në teori.
Bota është dëshmitare e asaj që ndodhi në Bagdad. Diç të tillë historia më parë nuk ka njohur. Është dëshmitar mbi kontratën të cilën e kanë bërë arabët me romakët për armpushim. Në kuadër të asaj kontrate arabët nga romakët, si kontribut ushtarak, kanë kërkuar vepra të ndryshme shkencore, filozofike dhe mjekësore. Këtë Arabët e kanë bërë në kuadër të armpushimit me romakët. Ky është argument i mjaftueshëm që arabët kanë qenë të gatshëm të pranojnë të gjitha njohuritë dhe kanë qenë në një nivel të progresit shkencor i cili ka mundësuar përvetësimin e tyre. Mendimi i tyre shkencor ka arritur kufijtë e mendimit shkencor grek. Kjo është fshehtësia e zhvillimit të tyre. Sikur të mos ishte kështu, mjekësia greke në mes të arabëve do të përjetonte fatin e njëjt të cilën e ka pasur te sirianët dhe popujt latin në Salerno.
Shumë historian të shkencës arabe, filozofisë dhe mjekësisë kanë tentuar të më bindin se civilizimi arab nuk ka qenë aspak i frytshëm përderisa nuk ka arritur në kontakt me shkencën greke e cila ka bërë atë të frytshëm. Ky mendim është i gabuar. Arabët kan njohur disa lëmi shkencore në të cilat kan shkuar shumë larg, si në të shtrurarit e bazës poashtu edhe në përpunimin e vet metodës së punës. Të marrim për shembull fikh-un (e drejta e sheriatit), gjuhën, gramatikën dhe sintaksën, metrikën, tefthisin, hadithin dhe shumë njohuri të pastërta arabo-islame. Përpunimi i këtyre disciplinave shkencore është argument mbi pjekurinë e të menduarit shkencor të tyre.
Nuk është puna ime këtu që të flas mbi karakteristikat e mendimit shkencor grek dhe arab dhe as që të bëj komparacionin në mes tyre. Vetëm mund të them që nohuritë e lartpërmendura arabo-islame arabët i kanë përgaditur për pranimin e atyre njohurive mbi të cilat nuk kanë pas ndonjë tradit të veçant. Nga këtu mund të shqyrtojmë suksesin që shkenca, filozofia dhe mjekësia greke e ka arritur te arabët.
Këtë mendim e vërteton edhe fakti që arabët nuk e kanë marrur të gjitha që ka arritur kultura greke. Ata plotësisht e kanë lënë pas dore letërsinë, poezinë dhe dramën. Nuk dimë a kanë qenë të nohur me mitologjin greke, por është e sigurt, se nëse e kanë njohur, atë e kanë përqeshur. Nuk është këtu vendi të flasim për mospërfilljen e artit grek, veçanërisht artin dhe skulpturën. Ndoshta religjioni nuk ka qenë pengesë e vetme. Ndoshta arabët më tepër kanë pasur prirje për poezi dhe muzikë, dhe ndaj asaj që është racionale dhe dialektike karshi asaj që është vizuele. Sido që të jetë, arabët nga grekët kanë marë ato që kanë qenë në pajtim me mendimet e tyre. Nuk është e vërtetë që arabët janë njohur me këtë mendim pasi që kanë ardhur në kontakt me kulturën greke, por është e vërtetë se ata kanë njohur kulturën greke për shkak të ngjajshmërisë me mendimet e tyre në atë kohë.
Ajo që e zgjoji interesimin arab për mjekësinë greke, ishte para së gjithash qartësia e saj, themelet mbi të cilat ishte vendosur, si dhe shërimi i suksesshëm me mjetet të themeluara mbi këto baza. Arabët arritën të harmonizojnë eksperiencën e tyre praktike me themelet teorike të mjekësisë greke.
Këtu hollësisht nuk do të ekspozojmë historinë e mjekësisë arabe, por diç të spjegojmë prej historisë së saj është e domosdoshme që të mund të përcjellim ndikimin e saj në mjekësinë e Perendimit.
Historia e mjekësisë arabe në themel është e ngjajshme me historinë e përgjithshme shkencore. Hapat e saj shpejtë kanë ndryshuar. Zhvillimi i saj ka rrjedhë me etapa, në të cilët janë ndërruar gjenerata pas gjenerate. Puna ka qenë kontinuale, ndërsa progresi në këtë zhvillim ishte i qart dhe në mënyrë shkencore i argumentuar. Nuk ka nevojë që këtu vetë të argumentojmë. Vlerën e mjekësisë arabe e kanë humbur, duke pohuar se në te nuk ka kurrfarë jete.
Dëshiroj para së gjithash të tregoj në gjallërimin dhe fuqinë e mjekësisë arabe me argumente të pamohueshme biologjike-me zhvillim. Ai i cili njihet me mjekësi të Jahjja ibn Masavejh, Hunejn ibn Is-hak (gjysma e shekullit të tetë) dhe me mjekësinë e Ar-Razit dhe Ibn Sinas nuk mund të mos pranoj që mjekësia arabe ka pas jetë dhe fuqinë e saj. Ekspertët në qendrat mjekësore, ndërsa studentët e vet i kanë dërguar në vendet tjera për specializim dhe përsosje. Këtë ka bërë Egjipti në fillim të shekullit XIX, këtë e bëjnë edhe popujt tjerë.
Ekspertët të cilët janë thirrë në qendrat mjekësore arabe i përkasin familjes Bahtishua, për të cilën kemi folur më parë. Studenti më i njohue arab i cili ka shkuar jashtë vendit për specializim ishte Jahjja ibn Masavejh. Ai ka shkuar në qytetin Gandishapur dhe atje ka përsosur njohurit mjekësore te ekspertët e njohur persian të atij qyteti.
Këta ekspertë dhe grupet e studentëve arab jashtë vendit, paraqesin gjeneratën e parë të mjekëve arab.

GJENERATA E PARË – GJENERATA E PIONIERËVE

Njëri prej mjekëve më të njohur arab të kësaj gjenerate, duke mos marë parasysh familjen Bahtishua, ishte Jahja ibn Masavejh. Ka përkthyer veprat mjekësore greke prej gjuhës siriane. Këto përkthime ishin relativisht të dobëta, sepse janë përkthyer prej gjuhës greke në atë siriane e pastaj prej saj në gjuhën arabe. Arabët, kur kanë vërejt dobësitë e përkthimeve të veta, kanë filluar drejt për së drejti të përkthejnë nga gjuha greke në gjuhën arabe. Flitet se Jahja ibn Masavejh ka shkruar edhe një vepër orgjinale mbi oftamologjin. Gjithashtu flitet se për shkak të mungesës së qenjeve njerzore për operim ka përdorur majmunët. E gjithë kjo është shumë e largët dhe e paqart. Ndoshta merita më e madhe e tij qëndron në ate se ai ka qenë përkthyes i parë arab, shkrimtar dhe mjek, edhe pse në gjithë këtë nuk ka arrit ndonjë rezultat të madh.
Ishtë natyrale, që Harun er-Reshid të vërej rëndësin e mjekësisë. Ai ka dhënë urdhër për mbledhjen e të gjitha veprave greke dhe siriane mbi mjekësinë, si dhe të tjerve, kështu duke tentuar që Bagdadin të bëjë qendër shkencore, ndërsa arabët ti udhëzoj që për progresin e vet të mbështeten në forcat e veta.

GJENERATA E DYTË – PERIUDHA E PËRKTHIMIT

Kjo është periudhë e kalifit Al-Me’mun dhe trashëguesve të tij. Në atë kohë, në Bagdad kanë punuar tri grupe të përthyesve. Në grupin e parë kanë qenë përkthyesit nga Gandishapuri. Në krye të këtij grupi ka qenë Xhibril ibn Bahtishua. Ata, kanë qenë mjekë të oborrit. Puna e tyre ka qenë mjekimi i kalifit dhe emirëve. Për këtë arësye kanë qenë të aftë, sepse mjekësia e tyre ka pas një pjesë të mirë të përvojës klinike, që nuk ka qenë rast me mjekë të tjerë të asaj kohe. Xhibrili si dhe babai i tij kanë qenë më shumë të preokupuar me shërim se sa me shkrim dhe përkthim. Pa dyshim, suksesi dhe autoriteti i tij, si dhe fama dhe reputacioni të cilin e ka arritur te kalifi ka qenë mjaft i madh, i cili shumicën e ka kthyer kah mjekësia me dëshirë që së paku të arrijnë një pjesë të famës dhe pasurisë të cilën e ka arritur ai.
Grupin e dytë e kanë paraqitur nestorianët nga Hira. Në krye të këtij grupi ka qenë Hunejn ibn Is-haki, njëri prej talentëve më të mëdhënjë të kohës së vet. Së bashku me të ka punuar edhe djali i tij Is-haki si dhe nipi Hubejshi. Hunejn ibn Is-hak është nxënës i Jahja ibn Masavejhit. Pasi ka pas prirje për gjuhë, ai edhe i është kushtuar mësimit të tyre. Pas përsosjes së gjuhës siriane, udhëton për në Greqi ku mëson gjuhën greke, pastaj shkon në Basra ku mëson edhe gjuhën arabe. Më vonë është bërë udhëheqës i bibliotekës së akademisë së Al-Me’munit “Bejtul hikmet” dhe në këtë detyrë ka mbikqyrë dhe udhëhequr tërë punën përthyese. Ka qenë përkthyes i shkatht i veprave mjekësore nga gjuha greke. Puna e përkthyesit është punë e cila kërkon shumë dituri dhe mendjemprehtësi. Përkthyesi, që të mund të përkëthej ndonjë vepër shkencore, duhet të njohë materjen e asaj vepre. Për këtë arsye Hunejn ibn Is-hak është dashur që patjetër të njoh mjekësinë në mënyrë që përkthimet e tija të Hipokratit dhe Galenit të jenë të sakta dhe të kupteushme. Një gjë të tillë përkthyesit prej Spanjës dhe Sicilisë nuk e kanë njohur kur kanë përkthyer veprat arabe në gjuhën latine. Ata kanë qenë vetëm përkthyes, për këtë arsye edhe përkthimet e tyre kanë qenë përplotë me gabime.
Vështërsitë me të cilat ka qenë i balafaquar Hunejn ibn Is-hak dhe bashkëpuntorët e tij të cilët kanë punuar në akademin e Al-Me’munit ishin të mëdha. Puna rreth shprehjeve për termine greke, disa edhe i ka arabizuar si p. sh. litargos, bazilikë etj. Në këtë punë ishte plotësisht i suksesshëm.
Në Rilindjen e vet, meritat e Hunejn ibn Is-hakut, arabët kanë ditë ti vlerësojnë. Mendimi i tij çdo herë ka qenë meritor në mes të përkthyesve. Kur Istafan ibn Besil ka përkthyer veprën e Dioskoridit me titull “De materia medika”, përkthimin ia ka dhënë Hunejn ibn Is-hakut për vlerësim. Ai ka vërtetuar rregullsinë e tij. Me gjasë edhe përkthyesit e tjerë kanë vepruar në mënyrë të ngjajshme, ndërsa vërtetimi i Hunejn ibn Is-hakut ka qenë argument më i mirë mbi rregullsinë e veprës së përkthyer. Flitet që është marrë edhe me mjkim. Mendoj që puna në akademi nuk i ka lejuar (mundsuar) që të mirret me mjekimin e të sëmurëve. Hunejn ibn Is-hak ka lënë pas vehtes edhe disa vepra mjekësore. Në mes këtyre veprave më e njohura është diskutimi mbi syrin: “Al-ashr mekalat fi-ajn” (Dhjet diskutime mbi syrin) në të cilin ka sqaruar ato sëmundje mbi të cilat Galeni ka shkruar në veprat e veta. Në këto diskutime, si dhe në veprat të tjera të veta, Hunejn ibn Is-hak ka mbetur në kufijë të oftamologjisë dhe mjekësisë greke.
Në grupin e tretë të përkthyesëve kanë qenë Sabejcët nga Harani. Në ballë të këtij grupi ka qenë Sabit ibn Kurra dhe djali i tij Sinani. Si njëri ashtu edhe tjetri, krahas përkthimeve, janë marrë me praktikë. Shumica mendojnë që Sabit ibn Kurra nuk ka qenë në nivel të mjekëve nga Gandishapura, as që ka mund të arij Hunejn ibn Is-hakun në përkthime, por, krahas kësaj, ka qenë shumë aktiv, kështu që krahas veprave të mjekësisë ka përkthyer vepra nga astronomia dhe matematika. Sabitin në përkthime e ka trashiguar djali i tij Sinani. Si njohës i mirë i mjekësisë, Sinani me urdhërin e kalifit Al-Muktedir i ka nënshtruar provimit të gjithë mjekët praktikant dhe ka lëshuar qertifikatën për ata që kanë treguar sukses në provim. Nuk do ta tepreojmë nëse këtë gjeneratë e krahasojmë me gjeneratën e përkthyesëve egjiptian të gjysmes së parë të sheullit XIX. Hunejn ibn Is-hak, sipas mendimit tim, ka qenë shumë i ngjajshëm me Rifa’u at-Tahtavin, sipas mendjemprehtësisë si dhe vet rolit të cilën e ka pas si njëri ashtu edhe tjetri në renesansën shkencore përmes rrugës së përkthimit.

 

GJENERATA E TRETË – KALIMI NË KRIJIMTARI ORIGJINALE DHE TË MËVETËSISHME

Në ballë të kësaj gjenerate kanë qenë Sinan ibn Sabiti dhe Ali ibn Rejini. Gjatë periudhës së tyre përkthimi dhe përkthyesit humbin vlerën të cilën kanë pasur më parë. Kjo është periudhë e krijimit origjinal dhe të mëvetsishëm. Duke u njohur me mjekësinë greke dhe teorinë mbi praelementet, mjekët nga kjo gjeneratë kanë shkruar disa vepra shumë të rëndësishme nga lëmia e oftamologjisë. Mbi strukturën dhe funksionin e syrit kanë shkruar: Jahja ibn Masavejh, Hunejn ibn Is-hak, Sabit ibn Kura dhe shumë të tjerë. Paraqitja e numrit kaq të madh të veprave mbi syrin si duket ishte përhapja e madhe e sëmundjeve të syrit apo për shkak të prerjes më të lehtë të syrit te kafshët.
Ali ibn Rejin, sipas Ibn Nedimit, Rejil, është autor i veprës “Firdefsul hikmeti”. Në këtë vepër, ai sipas Braunit, nuk ka parashtruar asgjë të re si në aspektin e sistematizimit njashtu edhe nga aspekti i materjes. Por pa marrë parasysh këto, kjo vepër është argument mbi sigurinë e autorit në njohuritë e veta, siguria e cila ka qenë karakteristikë e përgjithshme e mjekëve myslimanë të kësaj periudhe. Nuk mendoj se veprat e tyre kanë qenë në nivel të veprave të mjekëve grekë, por padyshim paraqesin risi në mesin shkencor arab. Egjipti në zgjimin e vet të shekullit XIX ka ecur me të njëjtën rrugë. Pas periudhës së përkthimit, i është çasur krijimtarisë origjinale. Mjekët egjiptas të shekullit XIX Ibrahim Hasan, Ad-Duri dhe Shukriu kanë poseduar eksperiencë të madhe në të cilën janë bazuar edhe veprat e tyre origjinale. Kjo është rrjedhë natyrale në të gjitha lëvizjet shkencore në botë.

GJENERATA E KATËRT – PERIUDHA E ARTË E MJEKËSISË ISLAME

Ar-Razi është emër më i shkëlqyshëm i kësaj gjenerate. Në kohën e tij mjekësia klinike islame ka arritur pikën kulminante. Me gjasë ai është mjek arab i cili u formua në periudhën e rregullimit racional të përvojave, periudhë që ka filluar me Hipokratin dhe ka zgjatur diç më shumë se njëzet shekuj. Me të drejt këtë periudhë mund ta emërtojmë si periudhë greko-arabe ose mesjetë e mendimit botëror të mjekësisë.
Do të ndalemi pakës te Ar-Razi për arësye se jeta e tij sqaron në tërsi karakteristikën dhe personalitetin e mjekësisë islame.
Ar-Razi në mënyrë detale ka studiuar mjekësinë greke. Teoria, sipas mendimit të tij, është bazë dhe duhet ti paraprij çdo pjese praktike. Në veprën “Kitabul-fusuli”, në mes tjerash thotë: “Pak praktik me njohje teorike të begatshme është më mirë se sa shumë eksperiencë pa ndonjë njohje teorike. Kush ka lexuar Hipokratin, dhe nuk është marrë me praktikë, është më mirë se ai i cili ka eksperiencë të begatshme, por i cili nuk është i njohur me mjekësinë e Hipokratit”. Në një vend tjetër për rastin e eksperiencës së mjekëve thotë: “Pyetjen e parë të cilën do ti shtroj kandidatit është pyetja nga anatomia, e dyta nga teoria, që të shihet se ai njeh kandidati teorinë dhe veprat antike të mjekësisë. Nëse kandidati në këto pyetje nuk jep përgjegje të kënaqshme, atëherë nuk ka nevojë që të vazhdosh me pyetje”. Ar-Razi ka lexuar shumë dhe të tjerët i ka këshilluar të lexojnë, sepse caku i fundit i kësaj diturie specifike mund të arrihet vetëm me lexim.
Mirëpo, krahas kësaj Ar-Razi gjatë krahasimit të praktikës dhe teorisë në disa raste përparësi i ka dhënë praktikës. Në një vend thotë: “Është e nevojshme që te çdo diagnozë të konsulltohen që të dy mjekët, e pastaj nëse nuk përputhen mendimet, atëher atë mendim rreth të cilit nuk janë pajtuar është e nevojshme ti paraqitet grupit të mjekëve praktikant. Nëse këta pajtohen që mjeku-teorik ka gabuar, mendimin e tyre duhet pranuar, për arësye se më shumë gabohet në teori se në praktikë. Por nëse nuk është i pranishëm askush përveq këtyre të dyve, atëherë përparësi ti jipet mjekut praktik. Ai është më i dobishëm në mjekësi prej atij i cili nuk është marrë me praktikë”. Ar-Razi ka bashkuar teorinë dhe praktikën. Aftësia praktike dhe teorike e tij ka ardhur deri në shprehje të plotë kur është emruar për udhëheqës të bimaristanit Al-Adudijev.
Pa dyshim që Ar-Razi ka qenë profesor i madh. Ka pas metodën e vet të hulumtimit në mjekësi si nga aspekti teorik poashtu edhe nga aspekti praktik. Ka qenë shumë i qart gjatë marrjes në pyetje mjekët. Sistemi i punës nëpër bimaristane kishte hyrë në rrugën e vet. Diagnozën e të sëmurëve zakonisht e caktonin mjekët fillestar, në rastëse nuk kanë arritur të caktojnë diagnozën e saktë të sëmundjes, atëherë rasti i tillë është përcjell te mjekët të cilët nga aspekti teorik dhe praktik kanë qenë më të aftë. Në fund, nëse as ata nuk kanë pas sukses, atëher Ar-Razi ka dhënë mendimin e vet, të cilën, ai vet dhe nxënësit e tij e kanë shënuar.
Në teori Ar-Razi ka pas metodën e vet të çfaqjes. Për shembull ai thotë: “Te çdo sëmundje duhet të njihen si vijon: së pari të definohet sëmundja, si shembull të marim inflamacionin e mesbrinjëve. Inflamacioni i mesbrinjëve është kur i sëmuri ka ethe të mëdha, dhimbje në fushën e brinjëve, dhembje në gjoks, frymarje të vështërsuar dhe kollje të thatë. E dyta, shkakun e sëmundjes. Shkaku i inflamacionit të mesbrinjve është të ënjturit që paraqitet para dijafragmës, pastaj duhet të shihet se a është fjala për inflamacionin e vërtetë të mesbrinjëve apo jo, hollësisht të njihet me njërin dhe llojin tjetër, të përgaditet bari dhe të filloj shërimi”.
Ar-Razi pas vehtes ka lënë shume vepra teorike nga mjekësia, por edhe shumë vepra klinike. Veprat në lëmin e mjekësisë klinike i ka shkruar në bazë të shqyrtimit dhe hulumtimit. Ato nuk janë të formuluara si libër dhe nuk janë të ndara në kapituj.
Në hyrje të aforizmave të veta Ar-Razi e cek arsyen e përgaditjes së kësaj vepre dhe thotë: “Në këtë më kan shtyrë aforizmat e Hipokratit të cilët ishin të paqarta, të parregulluara, jo të lidhura dhe jo të plota në ligjet e përgjithshme të mjëkësisë, dhe pasi që di se aforizmat lehtë mund të mbahen në mend, kam vendosur që tërë atë ta përfshij në këtë vepër, i cili ishte hyrje në mjekësi për ata të cilët kishin dëshirë të mirren me këtë shkencë”. Për Galenin thotë: “Galeni ka shkruar 16 artikuj mbi pulsin, ne ato i kemi shqyrtuar dhe prej shkrimeve të tij kemi hedhur ato që i kemi konsideruar si të tepërta”. Hipokratit ia sheh për të madhe për shkak të paqartësisë dhe koncizitetit, ndërsa Galenit për shkak të tekstit të zgjëruar.
Fama e Ar-Razit qëndron në orgjinalitetin, eksperiencën, praktikën dhe në të vëzhguarit si dhe vërejtjeve që kanë të bëjnë me këto vëzhgime. Vëzhgimet e veta i ka përmbledhur në veprën “Al-Havi “(latinisht: “Continens”). Al-Havi është enciklopedi e madhe mjekësore e krijuar në bazë të veprimtarisë së tij të gjatë praktike dhe aftësisë së tij të madhe të vëzhgimit.
Nuk kam për qëllim që këtu të tregoj mbi mjekësinë e Ar-Razit, as për vëzhgimin dhe precizitetin e tij, sepse kjo nuk është qëllimi i këtij punimi, por kam dëshirë të tregoj specifitetet dhe karakteristikat e Ar-Razit si mjek.
Merita e madhe e tij qëndron në hulumtimin thelbsor të simptomeve të sëmundjes. Ai është i pakapërcyshëm në përshkrimin e tyre. Ai ndër të parët ka bërë klasifikimin e simptomeve të sëmundjes. Rëndësi të veqant i ka kushtuar diagnostifikimit komparativ. Shumë mirë ka përshkruar ethet, si dhe sëmundjet e organeve të urinimit, sëmundjet e zorrëve dhe organeve gjenitale. Ai është mjek i parë i cili ka dalluar fruthin prej lijës dhe në përgjithsi mjek i parë i cili ka shkruar mbi këto sëmundje.
Mjekët arab nuk i kanë njohur eksperimentet në atë masë në të cilën i njohim ne sot, por Ar-Razi në disa vepra të tij ka folul mbi bazat mbi të cilat sot mbështetet shkenca eksperimentale. Ai ka kuptuar edhe rëndësin e kontrollit mbi eksperimentet edhe pse kjo nuk ka qenë aq e qart.
Vepra e tij “Al-Havi” është përkthyer në latinishte me titull “Continens”. Me gjasë popujt latin nuk kanë pasë ndonjë dobi të madhe nga kjo vepër, sepse njohja teorike e tyre nuk ka qenë në atë nivel që të kuptojnë mjekësinë klinike, njashtu në masë të duhur nuk kanë njohur patologjinë e sëmundjes që në bazë të tij të shohin vlerën e kësaj vepre.
Mjeku tjetër i njohur i kësaj gjenerate është Ali ibn Abbas al-Megjusi, i njohur ne Europ me emrin Haly Abbas. Ai është njëri prej nxënësve të Ar-Razit, i cili te mësuesi i vet ka gjetur njohuri të madhe teorike dhe pratike. Vepra më e njohur e tij është “Kamilu-s-sana’ati” i cili shumë herë është përkthyer në gjuhën latine me titull “Liber regius” (Libri mbretror). Deri te paraqitja eAvecinës (Ibn Sinas) dhe Kanonit të tij ai libër ka qenë libër më i mirë i mjeksis.
Mjek i madh i epokës së artë të mjekësisë islame ka qenë edhe Ibn Sina, i njohur në perendim si Avicena. Ka pas përparsi ndaj mjekëve të tjerë sepse ka qenë filozof më i madhë i mesjetës, ndërsa mes filozofëve ka qenë mjek më i madh i kohës së vet. Në “Kanon”, që është vepra më e madhe e tij, ai ka bashkuar stilin e të parëve dhe faktet e të dytëve. Në mes myslimanëve, kjo është fakt, ka pas mjek të cilët janë marrë me filozofi, dhe anasjelltas, filozof të cilët janë marrë me mjekësi. Nuk dëshiroj të nënqmoj filozofët e të parëve as mjekët e të dytëve, por me siguri mund të thuhet se grupi i parë ka qenë i preokupuar rreth dijagnozës dhe shërimit, ndërsa i dyti ka qenë i preokupuar rreth preokupimit të fakteve, lidhjes logjike në mes të shkakut dhe pasojës, bukurisë dhe sugjestivitetit të shprehjeve etj…. duke potencuar atë e cila ndoshta nuk është me rëndësi për mjekun.
Ibn Sina ka arrit cakun e fundit si në filozofi poashtu edhe në mjekësi. Mirëpo, prap se prap më shumë ka anuar kah filozofia. Për këtë arësye vepra e tij është pranuar si nga filozofët ashtu edhe nga mjekët, ndërsa veprat e Ar-Razit kanë qenë të pranuara vetëm nga ana e mjekëve. Ibn Sina nuk është marrë me praktikë. Kjo nuk do të thotë se veprat e tia nuk janë të rëndësishme dhe e kanë humbur vlerën e vet. Kuptimi i tij i mjekësisë është diç më shumë se prakrika.
“Kanoni i Mjeksisë” pa dyshim është njëra prej veprave më të mëdha botërore. Ajo paraqet atë që paraqesin veprat filozofike të Aristotelit, Euklidit nga gjeometria, veprat e Ptolomejit nga Astronomia dhe veprat e Sibevejhit nga gramatika, cakë të fundit të mendimit shkencor në një degë të caktuar.
Deri më tani në punimin tonë jemi përqëndruar vetëm në veprat nga mjekësia. Mirëpo, nuk duhet të lëmë pas dore edhe ato që kanë arritur farmakologët mysliman. Kanë filluar me përkthimin e Dioskoridit, që më pastaj ta tejkalojnë atë. Kanë udhëtuar tërë pjesën perendimore dhe kanë përshkruar shumë bimë shëruese. Kanë shkruar shumë vepra, mes tyre më të njohura janë veprat e Ibn Bejtarit dhe Davud al-Antalit. Në perendimin islam-Andaluzi (Spanjë) kirurgjia ka qenë më e zhvilluar. Kirurgu më i njohur arab ka qenë Az-Zehravi. Ka shkruar disa vepra shumë të rëndësishme nga lëmia e kirurgjisë, ka përshkruar shumë instrumente dhe intervenime kirurgjike. Në këto vepra ai ka folur mbi nevojën e vivisekcionit dhe disekcionit, ka shkruar mbi djegjen e varrës dhe tretjen e gurëve.
Edhe pse mjekësia islame pas Ibn Sinas nuk ka përparuar shumë, prap se prap shërimi në bimaristane ka qenë në përparim të vazhdushëm. Gjendja e të sëmurve çdo ditë e më shumë përmishsohej fal interesimit të shtuar të emirëve dhe mjekëve në këto ente. Në lidhje me këtë kanë shkruar edhe shumë udhëpërshkrues.
Në çdo progres shkencor, kur arrin kulminacionin e vet, vjen deri te revolucioni në mësimet e tija klasike. Kjo ka ndodhë edhe me mjekësinë pas Ibn Sinas, kur Abdul-latif al-Bagdadi ka filluar të dyshoj në autoritetet, ndikimi i të cilëvë është mbajtur me shekuj, mirëpo ai i pari ka treguar për gabimet e Galenit i cili ka pohuar se mondibule përbëhet prej dy ashteve të lidhura nyje dhe ka vërtetuar se fjala është për një asht. Ibn Nefis në veprën e vet të anatomisë në pesë vende ka treguar në gabimet e Galenit dhe prej të parëve është liruar prej pohimeve të tij, e më vonë edhe Ibn Sina, që në mes të komorës së djathtë dhe të majtë të zemrës ekziston vrima e vogël, apo më shumë sish nëpër të cilat kalon gjaku prej pjesës së djathtë në ate të majtë të zemrës. Ibn Nefis ka përshkruar qarkullimin e vogël të gjakut të mushkrive në mënyrë të kundërt si e kanë pohuar të tjerët. Nuk është kjo rast i parë që myslimanët tregojnë në gabimet e Galenit. Kundërshtimet më të shpeshta kanë qenë kur eksperienca e tyre nuk është pajtuar me atë që ka pohuar Galeni. Mirëpo, të tregohet për gabimet e Galenit në mjekësi, sidomos në anatomi, ka qenë guxim i madh të cilin askush nuk e ka poseduar para myslimanëve.
Në këtë gjendje ka qenë mjekësia në shtetin e madh islam që shtrihej prej Persisë deri në Andaluzi gjatë shtatë shekujve. Myslimanët asgjë nuk kanë punuar në drejtim të propagandës në lidhje me të arriturat e veta shkencore në shtetet fqinj. Megjithëkëtë popujt latin kanë dëgjuar mbi përparimin e mjekësisë islame dhe për këtë arësye kanë dërguar njerëzit e vet që të mësojnë dhe të përsosen te mjekët e njohur mysliman të asaj kohe.
Popujt latin, lidhjet dhe kontaktet me kulturën dhë civilizimin islam i kanë vendosur në kohën e luftës së kryqzatave në Lindje, pastaj në Sicili dhe Spanjë. Këto kontakte janë arritur në periudha të ndryshme kohore. Ka qenë e natyrshme që popujt latin të nxjerin ndonjë dobi prej kësaj në atë kohë prej kulturës së zhvilluar arabe. Mirëpo, ndonjë dobi të madhe shkencore nuk e kanë pasur prej luftës së kryqzatave. Në Sicili ndikimi i myslimanve ka qenë diç më i madh, ndërsa në Andaluzi ka qenë më së shumti.

Konkluzion

Duke rezimuar ekspozimet e gjertanishme mund të thuhet se shkencëtarët arabë në periudhën islame me punimet e veta shkencore kanë kontribuar në zhvillimin e mendimit shkencor, ndërtimin e kulturës dhe civilizimit njerëzor. Ata kanë përkthyer në gjuhën arabe të arriturat shkencore të grekëve dhe trashëgiminë kulturore të popujve, të cilët i kanë parapri historisë. Gjuha arabe ka qenë gjuhë shkencore. Me të janë shkruar vepra, të cilat janë lexuar në të gjitha pjesët e shtetit të madh islam, e cila territorialisht shtrihej prej Kinës në lindje deri në Francë në perëndim.
Shumica konsiderojnë se Ibn al-Hejsem, Al-Kindi, Ibn Sina, Al-Farabi, Al-Bejruni, Al-Havarizmi dhe shkencëtarë të tjërë arabë kanë qenë të domosdoshëm për paraqitjen e Galilejit, Keplerit, Njutnit, Kopernikut dhe shkencëtarëve të tjerë të renesansës evropiane.
Shkencëtarët arabë përmes veprave të tyre kanë ndikuar fuqishëm në renesansën evropiane. Me përdorimin e numrave në bazë të sistemit decimal, në matematikë ata kanë bërë revolucion të vërtetë në lëmi të veprimtarisë njërëzore.
Ibn an-Nafis disa shekuj para Harfijës ka sqaruar qarkullimin e vogël të gjakut (qarkullimi pulmunal), ndërsa Ibn al-Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjet e thyerjes së saj shumë më herët se shkencëtarët evropianë.
Ibn Miskavej, Ibn Haldun dhe Ihvan as-Safa kanë shkruar dhe kanë folur mbi evolucionin, zanafillën dhe zhvillimin e jetës disa shekuj para Darvinit, ndërsa Al-Idrisi, Ibn Hazm dhe Ibn al-Hejsem kanë folur mbi gravitacionin shumë më herët se Njutni dhe shkencëtarët tjerë evropianë të shekullit XVII.
Shkencëtarët arabë kanë matur gjatësinë e meridianit Tokësor, ndërsa me ndihmën e saj edhe madhësinë e Tokës, kanë caktuar dimenzionet e planeteve dhe largësinë e tyre ndërmjet veti, kanë konstruktuar një numër të madh instrumentesh nga astronomia dhe kanë vënë themelet e kimisë shkencore. Ata kanë vendosur themelet e metodologjisë së re në punën kërkimore shkencore dhe me këtë kanë qenë paraardhës i Bekonës, Dekardit dhe shkencëtarëve të tjerë të renesansës evropiane.
Por vala e zgjimit kulturor e cila kishte kapluar botën arabe u ndërpre me pushtimin dhe me shaktërrimin e mongolëve dhe të tatarëve, më vonë me depërtimin e turqve dhe në fund me kolonizimin e Evropës perëndimore, e cila tentoi të shlyej faqet më të ndritshme të së kaluarës islame. Sikur të gjitha këto të mos kishin ndodhë, renesansa evropiane do të ishte vepër e popujve islam.
Arabët kanë luajtur rolin ndërmjetësues ndërmjet epokës greke dhe epokës së re shkencore. Në periudhën islame ata kanë qenë fortë nën ndikimin e grekëve të vjetër, por gjithashtu kanë ndikuar fuqimisht në shkencëtarët e renesansës evropiane, të cilët kanë qenë të njohur me të arriturat shkencore të arabëve përmes përkthimeve të veprave arabe në gjuhën latine dhe në gjuhë të tjera evropiane.
Në këtë pasqyrim të shkurtër vërejtëm ndikimin e islamit dhe të arabëve në renesansën evropiane në fushën e shkencave natyrore.

Dr. Muhammed Kamil Husejn, rektor i Universitetit Ajni-Shems në Kajro,