NATO, “puthje ushtrake” me Serbinë pranë Bujanocit

Më të lexuarat

Një stërvitje e përbashkët mes dy forcave nën antagonizëm gjeopolitik

Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake taktike shumëkombëshe e Forcave të Armatosura Serbe dhe NATO-s u mbajt në poligonin e stërvitjes “Borovac” pranë Bujanocit, në prani të mysafirëve të rangut të lartë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Midis të pranishmëve ishin ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe Milan Mojsiloviç, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Kevin Hamilton, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli George Wikoff, ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse, etj..

Në stërvitje morën pjesë rreth 600 anëtarë të Forcave të Armatosura Serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë, me praninë e planifikuesve dhe vëzhguesve ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, SHBA-ja, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi.

Pjesëmarrësit e ushtrimit demonstruan procedurën në rast të një sulmi ndaj një pike kontrolli, evakuimit mjekësor, bllokadës dhe kontrollit të terrenit, zbulimit, luftimeve në një zonë të populluar, si dhe një uljeje helikopteri, raporton Vijesti.me.

“Ushtrime të tilla të përbashkëta ndihmojnë në ndërtimin e aftësive midis Serbisë dhe NATO-s sepse ato kontribuojnë në konsolidimin në rajon. NATO vazhdon të synojë të përmirësojë bashkëpunimin me Serbinë duke respektuar plotësisht neutralitetin e saj ushtarak. Jam i bindur se bashkëpunimi i mëtejshëm duhet të jetë një rrugë me dy drejtime. Do të jetë një partneritet i bazuar në besim, respekt dhe angazhim ndaj sigurisë rajonale”, tha Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Kevin Hamilton.

Ushtrimi u zbatua bazuar në përfundimin e Qeverisë serbe dhe përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit Partneritet për Paqe në kushte të barabarta dhe duke respektuar neutralitetin ushtarak serb, siç thuhet në deklaratë, “me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimin e aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit