15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nata e parë në botën tjetër

Më të lexuarat

S’ka dyshim se përfundimi vendimtar është vdekja. Ngase përhershmëria në këtë jetë është e paarritshme! Pra, paramendoje veten tënde dhe tani më të kanë lëshuar në gropën e varrit tënd. Pastaj të mbyllin në dërrasat e varrit! Hedhin dhe mbi ty! A e arrite natën tënde të parë në gropën e llogarisë?! Po si do të jetë përgjigja?! Tashmë janë larguar nga ti familja, të dashurit, të afërmit dhe shokët! Pasurinë dhe mallin tënd i ke lënë prapa teje! Nuk të të sjellin dobi për- veç asaj që ke përgatitur nga veprat e tua.

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kë- naqur me të, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Të vdekurin e për-cjellin tri gjëra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njëra mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetet vetëm vepra e tij”. (mutefekun alejhi). Ç’farë do të bësh kur të vijnë ty dy melek,të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja yte? Kush është i Dërguari yt? Tani ndoshta mund të përgjigjesh shumë lehtë, por në atë gropë… në atë varr…në atë errësirë… përgjigjeja yte do jetë sipas veprave të tua.

Besimtari që posedon vepra të mira thotë: Zoti im është Allahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi, alejhis-selam. Ndërsa hipokriti do të thotë: Ah… nuk e di, kam dëgjuar njerëzit duke thënë diçka, dhe kam thënë.
Përkujto o rob i Allahut se; “Varri është një kopësht prej kopshteve të Xhennetit ose një humnerë prej humnerave të zjarrit” (transmeton Tirmidhi)
Dhe dije o rob i Allahut se; Allahu i Lartëmadhëruar të ka dhënë kohë të mjaftuesh-me për pendim dhe kthim tek ai. “A nuk ju dhamë jetë mjaftë të gjatë, sa që kush do që donte të merrte këshillim, mund t’a merrte atë dhe këshilluesi u erdhi…” (Fatir 37)

Fjalën këshillues në ajetin e lartëpërmendur e kanë komentuar me vjetërsi (pleqëri), dhe gjithashtu e kanë komentuar se ai (këshilluesi) është Muhammedi, alejhis-selam. Tashmë është arsyetuar kush ka këshilluar, dhe ka përkujtuar kush është lajmëruar dhe nuk i është bërë padrejtësi atij që është vonuar.
Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë: “Arsyetohet Allahu ndaj njeriut që ia vonon afatin e vdekjes deri sa ti mbushë gjashtëdhjetë vjetë” (transmeton Buhari).

Dijetarët islam kanë thënë se njeru kur i mbush të gjashtëdhjetat, i skadon afati i pendimit të sinqertë.
Vëlla i dashur, ti sot jeton në sipërfaqen e tokës, e ndërsa nesër do të banosh në mbre- ndësinë e saj. Vallë a e ke zbukuruar vend- banimin tënd me vepra të mira. A e ke shtru- ar dhe mbjellur kopshtin tënd me kryerjen e urdhërave të Allahut që ti ka urdhëruar dhe largimin nga ajo që të ka ndaluar? Po qese ke qënë i bindur se me të vërtetë brendësia e tokës së shpejti do të jetë vendbanimi yt, atëherë pra, kush të ka hutuar që të bëhesh i pakujdesshëm ndaj përgatitjes së tij (Varrit)?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit