6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nard Ndoka shpjegon pasurinë: Shtuat zerot, me futët në sherr me femijët

Më të lexuarat

Pas berjes pubilike të detajeve të pasurisë së politikanëve shqiptarë ka reaguar edhe deputeti Nard Ndoka për të cilin u tha se kishte një pasuri të madhe.

Deputeti Nard Ndoka është irrituar ndjeshëm lidhur me zbulimin nga ana e mediave të pasurisë së tij. Ishte fillmisht ‘’Tch” që me investigimin e saj lidhur me pasurinë e deputetëve tha se Nard Ndoka kishte të deklaruara 900 mijë euro, dhe nga ana tjetër përfiton ndihmë ekonomike për akomodimin në kryeqytet.

Mirëpo sipas Ndokës kjo nuk ështe e vërtetë dhe mediat kanë manipuluar, pasi pasuria e tij është vetëm 900 euro në bankë. Ai thotë se është futur në sherr me djemtë e tij, të cilët i thonë se kur paskan këtë pasuri, atëherë pse duhet që të shkonin dhe të punonin si kamarier në Maltë.

Më tej Ndoka shkruan se mesazhe ka marrë edhe nga votuesit e tij, shkruan faxweb.al të cilët i ankohen se pse nuk ka hedhur para në zgjedhje, kur paska një pasuri të tillë.

Ja reagimi i plotë i deputetit:

Këto portalet tona i ka kapur virusi i klikimeve, si “sëmundje ngjitëse”: shpif apo gabon njëri portal dhe i referohen të gjithë të tjerët!

Pa standarde, pa rregulla, pa vërtetësi, pa konfirmim, pa asnjë burim; jo më me dy burime sipas rregullit bazë të gazetarisë!

Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me “copi 5”.

Kur kërkon një sqarim, apo përgënjeshtrim, të përgjigjën: “jemi referuar një lajmi te X portali”, që në fakt është anonim!

Si fillim, me armiqësuan me tre djemtë e mij; “pse mor babo shkojmë e punojmë kamajera në Maltë ne, kur paske mbi 900 mijë euro në bankë?

Pastaj plasën telefonat dhe sms-të; njëri kërkonte borxh, tjetri më shkruante; pse smë paske treguar!

Një nga zona elektorale më tha: “Pse nuk na dhe asnjë euro në fushate për vota, mbasi paske mbi dy milion euro?!

Hajde portale hajde; me një kërkim mund ta vërtetoni saktësisht në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, me një sms mund të merrni konfirmim edhe nga une.

Nga 900 euro ne 900.000, janë tre zero më shumë, si veshtirë për tu shkruar gabim, apo ngatërruar!

Aq më tepër se shkruhet saktësisht; se Nard Ndoka ka deklaruar vetë mbi 900 mijë euro!

Gjithsesi fjala e juaj në veshin e qeverisë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit