12.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Myftiu Tërnava zhvilloi takime zyrtare në qytetin e Mardinit të Turqisë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, pas vizitës në Gaziantep dhe Urfa, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar qytetin e lashtë historik të Mardinit, ku është pritur nga Myftiu Ali Hayri Çelik dhe guvernatori i Mardinit z. Mahmut Demirtaş.

Pas takimeve zyrtare me myftiun dhe guvernatorin e Mardinit, Myftiu Tërnava ka vizituar edhe Manastirin e njohur “Deyrul Za’afaran”, ku është pritur nga mitropoliti i kishës Surjanite Saliba Özmen. Në këto takime Myftiu Tërnava i ka njohur bashkëbiseduesit me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me kulturën, traditën e harmonisë dhe bashkëjetesës, si një nga virtytet e larta të popullit tonë.

Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazore.

The post Myftiu Tërnava zhvilloi takime zyrtare në qytetin e Mardinit të Turqisë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit