26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Myftiu Tërnava vuri gurthemelin e xhamisë së re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 5 qershor 2023

Në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet afër shkollës fillore “Hilmi Rakovica” është vendosur gurthemeli i xhamisë së re.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Termava, kryemami i Kosovës, Vedat Sahiti, imamë dhe besimtarë të shumtë morën pjesë në vënien e gurthemelit të kësaj xhamie.

Kjo ceremoni shënoi një ngjarje të rëndësishme për banorët e kësaj pjesë që përballeshin me mungesë të theksuar të xhamisë.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie, me iniciativë të banorëve është i rëndësisë së veçantë.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Hetem Sopjani, përgëzoi banorët për vënien e gurthemelit të kësaj xhamie.

Kjo xhami po ndërtohet pas sigurimit të hapësirës nga banorët, ndërsa një donator nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të përkujdeset për aspektin financiar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit