22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim në zyrën e Fondacionit të Dijanetit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Ankara të Turqisë. Ai sot ka vizituar zyrën qendrore të fondacionit të Dijanetit turk, ku u prit nga kryetari i bordit Ihsan Açik dhe drejtori i përgjithshëm, Izani Turan. 

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Açik për mikpritjen dhe bashkëpunimin prej vitesh ndërmjet fondacionit të Dijanetit turk dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në shumë fusha, si në atë humanitare, arsimore dhe fetare, e në veçanti për financimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i fundacionit falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe theksoi gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë me Bashkësinë Islame të Kosovës në projekte dhe aktivitete të ndryshme.

The post Myftiu Tërnava u prit në takim në zyrën e Fondacionit të Dijanetit appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit