23.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Myftiu Tërnava qëndroi në Ferizaj

Më të lexuarat

Prishtinë, 25 nëntor 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpuntorë sot ka qëndruar në Ferizaj ku ka zhvilluar një sërë vizitash e takimesh. Fillimisht ai ishte në pritje  nga Kryetari i KBI të Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti me stafin e tij duke u ndalur në fshatin Talinovc ku po ndërtohet një objekt vakf  investim nga bamirësit xhematlinjtë e xhamisë së Talinovcit.  Më pas ai u prit në vizitë zyrtare nga kryetari i KK të Ferizajt, Agim Aliu. Myftiu Naim ef. Tërnava, u njoftua me mbarëvajtjen e jetës fetare në këtë komunë si dhe mori mbështetjen e plotë nga kryetari i kësaj komune, që jeta fetare të zhvillohet normalisht. Myftiu e falënderoi kryetarin Aliun për bashkëpunimin shumë të mirë që ka me BIK-un dhe në realizimin e shumë projekteve ët përbashkëta më rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve dhe se biseduan për mundësinë e thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm.’Patëm një takim shumë vëllazëror me kryetarin e Ferizajt, z.Aliun, dhe shpreha falënderim për bashkëpunimin shumë të mire që ka pasur me KBI e Ferizajt dhe që ka në vazhdimësi , mirëpo i urova edhe një herë mandatin  tjetër që ka fituar në zgjedhjet e fundit në Kosovë.”-tha myftiu Tërnava. 

Nga ana e tij edhe kryetari Agim Aliu e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke potencuar se dera e bashkëpunimit do të jetë e hapur për BIK-un gjithmonë që në këtë mënyrë të realizohen kërkesat e qytetarëve. Ai po ashtu falënderoi KBI dhe imamët e Ferizajt që po qëndrojnë afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. 

Më pas Myftiu Tërnava  vazhdoi  inspektim në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të punimeve në ndërtimin e xhamisë dhe objekteve përcjellëse  në Gaçkë, Nikadin dhe Pleshinë   të Ferizajt, që dalëngadalë po i afrohet finalizimit. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me zhvillimin e punimeve, çdo gjë po shkonte sipas planit dhe dinamikave të parapara me projekt dhe falënderoi të gjithë ata që po ndihmojnë në ngritjen e këtyre objekteve që do ta lehtësojnë edhe më jetën e xhematit 

Në fund Myftiu Tërnava vizitoi edhe KBI e Ferizajt ku u  njoftua nga kryetari Mehmeti për ecurinë  dhe mbarëvajtjen e punëve dhe  aktiviteteve të KBI  si dhe për jetën fetare e arsimore në Ferizaj. Më pas Myftiu  duke iu drejtua stafit administrativ dhe anëtarëve të KBI të Ferizajt i këshilloi që të jenë  edhe më shumë në nivel të përgjegjësisë që kanë marrur dhe që këtë ë amanet të Zotit ta kryejmë me nder e përgjegjësi. Ai më pas tha se vazhdimisht punon që të ngritet mirëqenia e imamit dhe në ngritjen sa më moderne të infrastrukturës së Këshillave ët BI  nëpër Kosovë duke përfshirë këtu edhe ngritjen e xhamive aty ku ka kërkesa  nga xhamti ynë, për tua lehtësuar kryerjen e ibadeteve sa më mirë dhe më lehtë në xhami. “Kërkoj nga ju të  jeni unik, kompakt dhe të respektoheni e të duheni mes vete sepse këto janë mësime të islamit që na porosit Kurani dhe fjala e Pejgamberit a.s. dhe të punojnë më shumë në xhemat  që të ngrisim vetëdijen dhe moralin në mesin e tyre”-tha Myftiu Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit