17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim znj. Ilirjana Zymberaj

Më të lexuarat

Prishtinë, më 5 korrik 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, znj. Ilirjana Zymberajn.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

The post Myftiu Tërnava priti në takim znj. Ilirjana Zymberaj appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit