10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali

Më të lexuarat

Prishtinë, më 5 korrik 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali.

Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun, punët dhe aktivitetet që i zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend. Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë.

Nga ana e saj, ambasadorja znj. Vakali, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë një frymë paqeje e harmonie ndërmjet qytetarëve të vendit pa dallim feje a kombësie. Meqë jemi në prag të festës së Kurban-Bajramit, ambasadorja Vakali uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.
The post Myftiu Tërnava priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit