14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim deputeten, znj. Duda Balje

Më të lexuarat

Prishtinë, më 26 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim deputeten e Parlamentit të Kosovës, znj. Duda Balje, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku ndër të tjera edhe një herë u potencua shqetësimi i Myftiut Tërnava dhe i institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, rreth ecurisë së miratimit të disa projektligjeve, e në veçanti miratimi i projektligjit për fertilizimin e asistuar, i cili kontribuon direkt në prishjen e institucionit të familjes.

Myftiu nuk la pa përmendur edhe takimin e përbashkët që kanë pasur edhe me prijësit e institucioneve të tjera fetare në vend, me të cilët edhe ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për kundërshtimin e projektligjit që lejon martesat e së njëjtës gjini.

Nga ana e saj, znj. Balje, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin dhe gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për një bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit