0.7 C
Pristina
Thursday, December 9, 2021

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Belgjikës

Më të lexuarat

Prishtinë, 20 tetor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin joresident të Belgjikës, z. Frédéric Meurice.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ambasadorit Meurice dhe më pas e njohu mysafirin me punët dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat që ballafaqohet ky institucion.

Myftiu Tërnava falënderoi shtetin e Belgjikës për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm dhënë për ngritjen e institucioneve të Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori z. Frédéric Meurice, shprehu falënderime për pritjen dhe njëherësh përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme.

Dy palët u dakorduan që edhe më tej të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit