19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën “Ndërtimi i urave ndërmjet sekteve islame”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 mars 2024

Në Meke të Arabisë Saudite, ka filluar punimet Konferenca Ndërkombëtare “Ndërtimi i urave ndërmjet sekteve islame”, e cila është organizuar nga Liga e Botës Islame RABITA, nën patronatin dhe kujdesin e Kujdestarit të Dy Haremeve, mbretit Selman bin Abdulaziz al Saud.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë mbi 300 personalitete të larta islame nga e mbarë bota, myftinjë dhe dijetarë të lartë, që përfaqësojnë doktrina dhe sekte të ndryshme islame.

Kjo Konferencë, përmes takimeve vëllazërore shkencore, ka për qëllim rritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet sekteve islame, e që synojnë forcimin e marrëdhënieve për t’i shërbyer qëllimeve të përbashkëta, veçanërisht në çështjet që kërkojnë unitet të mendimit legjitim.

Konferenca gjithashtu synon edhe përballjen dhe ballafaqimin e narrativave fjalimeve, parullave dhe praktikave të ekstremizmit sektar, të cilat synojnë nxitjen e konflikteve dhe përplasjeve sektare.

Përmes “Dokumentit për Ndërtimin e Urave ndërmjet Sekteve Islame”, një grup dijetarësh të lartë të botës islame, do të flasin për një sërë temash shkencore.

Vizioni i kësaj Konference është arritja e vëllazërisë islame nën ombrellën e një ymeti, që bashkon llojllojshmërinë e tij dhe arrin të mira e tij.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në këtë Konferencë, po shoqërohet nga shefi i kabintetit të tij, Besim ef. Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit