14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Myftiu Naim Tërnava viziton Komunën e Drenasit

Më të lexuarat

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“I pari i Drenasit ka falënderuar myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Drenasit, sidomos në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, ku falë këtij bashkëpunimi asnjë nga qytetarët e Komunës së Drenasit nuk është i involvuar në konflikte në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim.

Lladrovci është zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me Bashkësinë Islame të Kosovës për të ruajtur qetësinë e sigurinë publike në harmoni ndërfetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit