24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që shtroi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Me këtë rast lideri i AAK-së Haradinaj theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e bekuar të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.

Ai më pas tha se në frymën e bashkimit në një sofër, si një prej traditave qindravjeçare, shpirtërore e humane të popullit shqiptar, sonte në selinë e AAK-së, kam shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në çdo angazhim tonin, krahas materiales, ishin vlerat shpirtërore ato që na rrëfyen rrugën e drejtë të bashkimit e solidaritetit, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe devotshmëri ndaj Krijuesit, të na shërbejë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë. Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!

Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional, nënvizoi se BIK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare që mund t’i kemi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit