13.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Myftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla

Më të lexuarat

Rastet e përdorimit të dhunës fizike ndaj nxënësve në shkolla nga ana e mësuesve në Egjipt, ka bërë që çështja të shkojë deri në gjykatë.

Madje, një prind është paraqitur para myftiut të përgjithshëm të Egjiptit, Ali Xhumua, për të nxjerrë një fetva për ndalimin e dhunës në shkolla.
Prindi në fjalë, Muhamed Izzedin, u shpreh se duke dëgjuar çdo ditë vuajtjet e nxënësve nga mësuesit, u përfshiva nga një ndjenjë frike dhe paniku për fëmijët e mi që mësojnë në shkollë fillore.
Të enjten e shkuar, Myftinia e Egjiptit nxori një fetva, sipas të cilës çdo formë dhune fizike në shkolla, e cila lë pasoja në shëndetin e fëmijëve, është haram (e ndaluar), ndërkohë që autori konsiderohet si gjynahqar.
Sipas fetvasë, fëmija që nuk ka mbushur moshën e pubertetit është i papërgjegjshëm dhe nuk zbatohet ndaj tij kodi penal i sheriatit. Trajtimi i tij bëhet nëpërmjet formave të edukimit, të cilat nuk përfshijnë ndëshkimin. Sipas sheriatit, është e ndaluar çdo formë lëndimi dhe se profeti Muhamed alejhi salatu ue selam, i cili është mësuesi ynë më i mirë, nuk ka prekur fëmijë me dorë gjatë gjithë jetës së tij.  /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit