10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Muaji Muharrem dhe dita e Ashurës – Vlera e këtij muaji të shenjtë…

Më të lexuarat


SOT KEMI HYRË NË 1 MUHARREM 1445 H

I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) thotë:

“Vërtet, koha (vjetore) është kthyer në atë gjendje siç kur ikrijoi Allahu qiejt dhe tokën, viti përmban
dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë të njëpasnjëshëm: Dhul Kadeja, Dhul Hixheja dhe Muharremi, si dhe Rexhebi i cili është mes muajve Xhumade dhe Shabanit”.

Shënojnë Buhariu dhe Muslimi

Agjërimi në këtë muaj është më me vlerë se sa në muajt tjerë, përveç Ramazanit.
Ebu Hurejra (radijallahu anhu) përcjellë se i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte:

“Agjërimi më i mirë, pas muajit Ramazan, është
agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit; dhe namazi më i mirë pas atij farz, është namazi i natës”.
Shënon Muslimi

Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu), përcjellë se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) u pyet: Cili është namazi më i mirë pas farzit dhe cili agjërim është më i miri, pas muajit Ramazan?

U përgjigj:”Namazi më i mirë pas atij farz, është
namazi në errësirën e natës (pjesën e tretë të saj),e
agjërimi më i mirë pas muajit Ramazan, është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit”.
Në një transmetim tjetër: “Muaji i Allahut, të cilin e
quani Muharrem”.

Shënon Muslimi e të tjerë

Hoxhë Mirell Mazelli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit