Nga historia:
Në vitin 1845, banorët e fisit (Oulad Riah) nga populli i Algjerisë u detyruan të strehohen në male, duke ikur prej dhunës e egërsisë së ushtarëve të pushtimit francez.
Numri i tyre arriti rreth 1800 persona, mes tyre gra, fëmijë e pleq, së bashku me bagëtitë e tyre.
Ata kërkuan strehë në një nga shpellat, të njohur me emrin (Shpella e Frashihëve / Gar al-Farashih).
Sapo morën vesh ushtarët francezë, nën komandën e oficerit (Pélissier), të cilin algjerianët e quajnë “Iblis” (Djalli), ata e rrethuan shpellën dhe mbyllën të gjitha hyrjet dhe daljet.
Atëherë guvernatori i përgjithshëm francez i tha:
“Djegini derisa të vdesin si dhelprat!”
Pélissier urdhëroi ushtarët e tij të mblidhnin tufa me dru, kashtë dhe squfur, dhe zjarri u ndez në hyrjet e shpellës për më shumë se 20 orë.
