11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Mjeku nga Afrini rrëfen torturat e YPG/PKK-së

Më të lexuarat

Mjeku nga Afrini, Mazen Hamo, i cili ka qenë i ekspozuar ndaj torturës nga YPG/PKK në qendrën e rajonit Afrin të pastruar nga terroristët në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), ka folur për Anadolu Agency (AA).

Pasi ka bërë të ditur se civilët në Afrin kanë marrë frymë thellësisht pasi qendra e Afrinit u çlirua nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), kirurgu i përgjithshëm nga Afrini ka shpjeguar persekutimin dhe torturat me të cilat është përballur në Afrin nga organizata terroriste YPG/PKK.

Hamo, 6 vite më parë ka mbërritur në qendrën e Afrinit nga qendra e Halepit, dhe pasi ka mbërritur ka filluar të ndihmojë civilët, ku është interesuar me të plagosurit dhe të sëmurët.

“Këtu kryenim trajtimet mjekësore për të sëmurët. Kemi kryer operacione dhe këto i kemi kryer pa vërejtur fenë apo racën e ndonjërit. Sepse kjo është një detyrë humanitare. Unë mbërrita këtu, por YPG/PKK-ja më burgosi duke më thënë ‘Ti ke ndihmuar ULS-në, ke bashkëpunuar me ata'”, ka treguar Hamo.

Duke folur për torturat ndaj tij, Hamo tha: “Më kanë djegur këmbët me elektricitet. Më kanë thyer hundën, krahët dhe kockat në shpinë. Ndërsa më pas më hodhën në rrugë pa para duke më marrë edhe 400 mijë lira siriane (rreth 850 dollarë) që kisha në xhep. Më pas më vendosën një gjobë duke më faturuar një vlerë prej 800 mijë lira siriane (rreth 1.700 dollarë)”.

Ai theksoi se janë të lumtur që kanë shpëtuar nga YPG/PKK-ja dhe tha se, “YPG/PKK-ja nuk kishte frikë nga Allahu. Jemi të lumtur që jemi në jetë. Sot është kuptuar se kush ka të drejtë dhe kush jo”.

Pasi ka vënë në dukje se terroristët janë larguar të frikësuar, Hamo u shpreh: “Anëtarët e PKK-së kur u larguan lanë këtu armët dhe karikatorët e armëve të tyre. Ikën nga këtu duke i hedhur në koshin e plehrave nëpër rrugë armët dhe çdo gjë të tyren. Përfundimisht u larguan duke braktisur çdo gjë edhe kauzën që ata mbronin”.

“Kemi të drejtë sepse ne nuk kemi ushtruar presion ndaj askujt. Jemi ende gjallë sepse ne nuk kemi plaçkitur askënd ashtu sikurse ata”, është shprehur Hami, duke shtuar se “Kemi ofruar ndihmë për nevojtarët, kemi siguruar ujë për ata që kanë patur nevojë. Kemi siguruar ilaçe për të sëmurët. Kemi ndihmuar të gjithë si ata që kanë patur para edhe ata që nuk kanë patur. Allahu bën fitimtar ata që janë në rrugën e drejtë”.

– “Jemi shumë të lumtur”

Civilët në rajon pas pastrimit të qendrës së Afrinit nga terroristët, po përjetojnë lumturinë e shpëtimit nga presioni i organizatës.

Banori nga Afrini, Ahmet Xhemal, theksoi se nuk është dëmtuar asnjë civil gjatë marrjes së qendrës së Afrinit.

“Jemi të lumtur që ndodhemi këtu. Asnjëri nga ne nuk është dëmtuar dhe jemi të gjithë mirë. Sot është dita e parë e çlirimit të Afrinit dhe ne jemi të sigurt dhe shumë të lumtur”, u shpreh Xhemal.

“Çdo gjë është në rregull. Bashkëshortja ime po bën brumin për të bërë bukë. Nuk ka asnjë gjë anormale. Shpresojmë që edhe më pas çdo gjë do të jetë më mirë dhe më bukur”, është shprehur Xhemal, duke bërë të ditur se qetësia do të rivendoset sërish për një kohë të shkurtër në Afrin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit