7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministri gjerman: Sulmi mbi Charlie HEBDO është “një sulm ndaj Islamit”

Më të lexuarat

Ministri gjerman: Sulmi mbi Charlie HEBDO është “një sulm ndaj Islamit ‘:

Ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas ka paralajmëruar kundër fajësimit të fesë Islame për sulmin mbi Charlie HEBDO. Ai kritikoi grupet e djathta gjermane që po përpiqen ta përdorurin këtë sulm për qëllimet e tyre, jo korrekte.

Ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas të enjten dënoi sulmin vdekjeprurës ndaj redaksisë së një revistë satirike franceze si një “sulm ndaj lirisë së shprehjes, zemrës së demokracisë sonë.”
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër barazimit mes islamit dhe terrorizmit.
“Ky ishte një sulm kundër Islamit. Shumica dërrmuese e myslimanëve në Gjermani e konsiderojnë atë një tradhëti ndaj besimit të tyre dhe ata janë duke thënë kështu me zë të lartë dhe publikisht”, tha Maas në një konferencë shtypi në kryeqytetin gjerman, Berlin.

“Rrjedhimisht këtu në Gjermani kjo është kuptuar se këta ishin ekstremistë që s’kanë të bëjnë asgjë me Islamin,” tha Maas.
“Ne do t’i përgjigjemi kërcënimit terrorist vendosmërisht, por me qetësi dhe me moderim,” shtoi ai.

“Nuk ka luftë të kulturave – civilizmeve”
Maas paralajmëroi gjithashtu kundër lejimit që të lind një “luftë e kulturave”. Ai kritikoi grupe të krahut të djathtë në Gjermani të cilat kërkojnë me çdo kusht të përfitojnë nga sulmi, në të cilin persona të armatosur, që dyshohet të jenë muslimanë, vranë 12 njerëz në një bastisje në zyrat e revistës satirike franceze Charlie HEBDO.

Vërejtjet e Maas ‘erdhën pasi një udhëheqës rajonal i partisë së krahut të djathtë (AFD), Alexander Gauland, tha se sulmi në Paris konfirmon se supozimet “anti-Islamizimit” të lëvizjes Pegida, janë të drejta dhe shumë të dëshirueshme për të ndalur emigracionin, kjo lëvizje ka mbajtur demonstrata javore në qytete të ndryshme gjermane për dy muajt e fundit.
Pegida, një akronim për “evropianët Patriotike kundër islamizimit të Perëndimit”, priten me shumë dëshirë që të ndodhte një sulm i tillë si ai mbi Charlie HEBDO, për të demonstruar shembujt e rreziqeve nga “islamizimi”, kjo madje do të jetë motoja në mitingun e saj të ardhshëm të planifikuar në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, të hënën.
Gjermania, e cila ka një popullsi prej rreth 81 milion, ka rreth 4 milion njerëz të përkatësisë myslimane, jo të gjithë prej tyre besimtarët praktikues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit