20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Ministri Çavuşoğlu takon kryeministrin Haradinaj

Më të lexuarat

“Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja”

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të mira dhe këtë frymë mirëkuptimi të ndërsjellë do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi Haradinaj është shprehur se Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja për Kosovën.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Republikën e Turqisë, kryeministri Haradinaj ka theksuar se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë.

Haradinaj më tej e ka njoftuar ministrin Çavuşoğlu për zhvillimet e fundit në Kosovë, për progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike, rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si dhe për angazhimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, liberalizimin e vizave si dhe për procesin e njohjeve.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka falënderuar ministrin Çavuşoğlu për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të japë Turqia në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu “ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke konfirmuar angazhimin e shtetit të tij për proceset zhvillimore në Kosovë, për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në takim, po ashtu është biseduar edhe për rolin e komunitetit turk në institucionet dhe shtendërtimin e Kosovës, për të cilën kryeministri Haradinaj është shprehur se të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë kanë të drejta të afirmuara, e poashtu sipas tij edhe komuniteti turk është i përfaqësuar në të gjitha institucionet e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demir dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç.

Kujtojmë se në kuadër të vizitës së tij zyrtare, Çavuşoğlu dje u takua edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit