Mëso duke i mësuar tjerët – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Mëso duke i mësuar tjerët

💎 I atribuohet Imam Shafiut se ka thënë:

“Dija forcohet
me mësimdhënie
dhe me shkrim.”

(Me “shkrim” nënkuptohet: përpilimi dhe shënimi i dijes në fletore.)

💎 Ka thënë shejkh Ali Tantavi (Allahu e mëshiroftë):

“Unë e këshilloj atë që dëshiron të zotërojë një dije dhe ka njohuri rreth saj, që t’ua mësojë të tjerëve.
Sepse asgjë nuk e forcon studentin e dijes dhe nuk e ndihmon në përvetësimin e saj si mësimdhënia.”

💎 Fizikani Richard Feynman ka thënë:

“Nëse dëshiron të zotërosh diçka,
mësoje atë dikujt tjetër.

Mënyra më e mirë për të mësuar është të mësosh të tjerët.”

📌 Nga përvoja, ky parim është 100% i saktë.

Kur mësojmë diçka të re dhe ua tregojmë të tjerëve, ajo dije rrënjoset më shumë sesa kur vetëm e lexojmë dhe nuk e ndajmë me askënd.

Prindërit tanë, kur dëgjonin mësimet e hoxhallarëve në xhami, ktheheshin në shtëpi dhe na i përcillnin neve. Kështu, atyre u forcohej dija dhe edhe ne përfitonim duke mësuar diçka të re.

Madje, entuziazmi i familjes për të dëgjuar diçka të re e bënte dëgjuesin më të kujdesshëm në ndjekjen dhe përcjelljen e mësimeve te anëtarët e familjes.
Andaj ngelet detyrë e secilit që do të mësoje diçka të angazhohet me shpërndarjen e asaj diturie me tjerët që i ka përreth edhe duke i ndare me ta si mësime apo si informata.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit