20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Mesazhi nga një iftar turk: Rihapja e Hagia Sophia-s, pararendës i çlirimit të Al-Aksa-s!

Më të lexuarat

Vizioni i një ish-Perandoria për të ripërsëritur historinë

Kryetari i Asamblesë Kombëtare Turke foli në një darkë tradicionale iftari, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmus, në një iftar tradicional, tha se rikthimi i Hagia Sophia-s si xhami duhet të jetë pararendës i çlirimi i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.

Duke folur para një shoqate të studentëve muslimanë, ai kumtoi: “Gjithçka që kishim planifikuar në vitet e para, gjithçka që kishim vendosur si synim, nuk do t’i rendis një nga një, të gjitha u realizuan, por një gjë mungon: Dashtë Zoti brezi që ju përfaqësoni do të mund ta realizojë në periudhën e ardhshme. Po i referohem sigurimit dhe drejtimit të një sistemi të ri, të drejtë botëror”.

Sipas presidentit të Asamblesë Kombëtare Turke, ky synim deshifrohet në një fjali të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan: “Ndërsa hapëm Hagia Sophia-n pas vitesh përpjekjeje, shprese e lutjeje, dashtë Zoti që hapja e Hagia Sophia-s, çlirimi i Hagia Sophia-s, të jetë pararendësi do të jetë ogur i çlirimit të Xhamisë Al-Aksa.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit