15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Mesazhe nga Tirana: a është rajoni në prag lufte?

Më të lexuarat

Rama dhe Rutte komentojnë situatën në Bosnje

Në një konferencë me homologun holandez Mark Rutte, i cili po viziton Tiranën, kryeministri Rama tha se paçka disa tensioneve, nuk besonte se rajoni ishte në prag të një lufte.

“Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata.

Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Ne e kemi parë dhimbjen e luftës.

Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht.

Unë besoj se nuk duhet të ketë ‘ose po ose jo’ për integrimin por ndërmjet duhet të krijojmë hapësira për t’i dhënë më shumë mundësi të rinjve.

Duhet të kenë mundësinë që të mos ikin jashtë në universitetet e Evropës por t’i gjejnë këtu ato”, tha Rama.

Sakaq, kryeministri holandez tha se besonte që “Open Balkan” ishte një instrument paqeje në rajon.

“Ne jemi në favor të integrimit rajonal sa kohë është i hapur të gjithë dhe unë kuptoj që është i hapur. Ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit.

Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën e Bosnjës.

Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politik në atë vendet të ndahet. Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan.

Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që rajoni të jetë sa më i stabilizuar.

Ana negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dh ene duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën“, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit