10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Mes përplasjes me Turqinë, në Holandë votohet sot për qeverisësit e rinj

Më të lexuarat

Qendrat e votimit në Holandë kanë nisur të presin këtë mëngjes votuesit e parë të zgjedhjeve legjislative, me rëndësi kyçe si brenda vendit, ashtu dhe për Europën.

Zgjedhjet zhvillohen vetëm pak ditë pas nisjes së përplasjes me Turqinë, e shkaktuar nga pengimi i anëtarëve të kabinetit qeveritar turk për të zhvilluar takime me bashkatdhetarët e tyre në Holandë, si dhe nga përdorimi i tejskajshëm i forcës ndaj protestuesve turq në Roterdam.

Presidenti turk u kujtoi dje holandezëve Srebrenicën, masakrën e ndodhur atje në mesin e viteve ’90 të shekullit të shkuar, ndërsa ata sot do duhet të vendosin se nga do zgjedhin të shkojë qeverisja e tyre, më në qendër apo drejt ekstremeve.

Parashikimet flasin për një rezultat të ngushtë në përfundim të këtyre zgjedhjeve, e për një parlament të copëzuar pas tyre, në një garë në thelb mes partisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte dhe Partisë së Lirisë së ekstremistit të djathtë, populistit dhe antiislamistit Geert Wilders.

Rreth 13 milionë votues holandezë  e hedhin votën e tyre në garën mes 28 partive për 150 vende në parlament.

Anketimet e fundit flasin për një kryesim të partisë së kryeministrit Mark Rutte, por edhe nëse Wilders ia del të fitojë me krahun e tij politik, nuk ka gjasa që ai të sigurojë shumicën për qeverisjen e vendit. Aq më tepër që shumë prej partive janë zotëruar se nuk do të qeverisin së bashku me të.

Wilders, një ekstremist dhe gojëprishur i pashembullt, i quajti fundërrina protestuesit e së shtunës në Roterdam; ai është betuar t’i mbyllë xhamitë, ta ndalojë Kur’anin dhe t’i mbyllë kufijtë e vendit. Rutte, përndryshe, është në kërkim të një mandati të tretë. Siguria dhe stabiliteti kanë qenë elemente kyçe ku ai e ka mbështetur fushatën e tij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit