12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Merkel “kafshon gjuhën”: Islami nuk është burimi i terrorizmit

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një tërheqje nga gjuha e saj e para disa javëve kur doli për terrorizëm islamik, duke ngjallur reagime te shumta, sidomos nga autoritete të botës muslimane, politikanë e jo vetëm, pasi sipas tyre ky togfjalësh është spekullativ dhe dashakeq. Islami, siç komentojnë ata, nuk mund të ketë bashkangjitje me terrozimin.

Ndaj dhe Merkel ka thënë së fundi se Islami nuk është burimi i “terrorizmit”, dhe se bashkëpunimi me shtetet kryesisht myslimane në luftën kundër tij është me rëndësi jetike.

Merkel, e cila ka qenë kritike ndaj përpjekjes së presidentit amerikan Donald Trump për të imponuar një ndalim të përkohshëm të udhëtimit për shtetasit nga shtatë vende me shumicë myslimane, ka folur të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, me nënpresidentin e SHBA Mike Pence para një audience.

“Mendoj se, këto vende, para së gjithash duhet të japin kontributin e tyre. Sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje që të bindim njerëzit se islami nuk është burimi i terrorizmit. Por një islam i kuptuar në mënyrë të gabuar,” tha ajo.

“Pres nga autoritetet fetare të Islamit që të gjejnë një gjuhë të vendosur, në mënyrë që t’i caktojnë kufijtë Islamit paqësor nga terrorizmi i kryer në emër të Islamit. Ne si jo-muslimanë nuk mund ta bëjmë këtë, ajo duhet të bëhet nga kleri dhe autoritetet islame”, shtoi ajo.

Ajo nënvizoi nevojën për të ruajtur dhe për të forcuar strukturat multilaterale si BE, NATO dhe OKB-ja, gjatë një adresimi që u ngrit si shqetësim në lidhje me qasjen e administratës Trump ndaj çështjeve ndërkombëtare dhe drojës se mund të ketë pak interes për të punuar në forumet multilaterale.

Kritika e Trump-it për NATO-n si “të vjetëruar”, lavdatat e tij për vendimin e Britanisë për të lënë BE-në, si dhe qasja e tij më e butë ndaj Rusisë kanë shkaktuar dekurajimin e aleatëve.

“Veprimi i përbashkët forcon të gjithë”, tha Merkel. “Ne duhet të shohim se strukturat multilaterale në shumë vende janë jo aq efikase.

“Unë jam i bindur se është e vlefshme për të luftuar për strukturat tona të përbashkëta ndërkombëtare shumëpalëshe, por ne duhet të përmirësojmë ato në shumë vende”, tha Merkel. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit