10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Mehmet Gormez: Juve që ju pengon zhurma e fëmijëve në Xhami, lirisht faluni në shtëpi

Më të lexuarat

Kryetari i dijanetit islam në Turqi, Prof.Dr. Mehmet Gormez ligjëratën e xhumasë e ka dedikuar për pjesëmarrjen e fëmijëve në xhamia dhe ankesat e atyre besimtarëve që thonë se ju pengon zhurma e fëmijëve në xhami.

“Atyre që ju pengon zhurma e fëmijëve në xhami, lirisht le të falen në shtëpi” ka thënë me tone të ashpra Gormez.

Ai ka shtuar ze xhamitë tona lulëzojnë atëherë kur brenda janë edhe fëmijët. Poashtu ka bërë thirrje që xhamitë mos të bëhen vende të njerëzve të “vdekur” duke aluduar në pleqt por që xhamitë të bëhen vende ku do të jetohet islami nga fëmijët deri te moshuarit.

Problem me njerëzit që ankohen për pjesëmarrjen e fëmijëve në xhami është edhe në trojet shqiptare, ku falës të namazit ankohen te prindërit që i marrin fëmijët e tyre në xhami se ju pengon zhurma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit